7.8 C
Skopje

Bekim Sali azgan me Arsosvskën, “komit” i vogël me Gjorçevin, nuk ja mban të flet shqip te VMRO-ja

“Vëllai” i madh, partneri i koalicionit Alternativa dhe ASH, VMRO-DPMNE kandidatin për Çairin, Bekim Sali në fushatën elektorale vazhdon ta trajtojë si militant partiak të VMRO-së, e jo si partner të denjë koalicioni, shkruan tokasot.com

Që nga fillimi i fushatës e kemi parë në shumë raste Bekim Sali me mëngë të përvjelura duke u endur rrugëve të Çairit me kandidaten e pavarur (VMRO-DPMNE-së) për Qytetin e Shkupit, Danella Arsovska dhe duke mbajtur ligjërata për luftën e tij dhe partisë së Gruevskit ndaj korrupsionit.

Por, çfarë ndodhë kur Bekim Sali shkon në tubime të VMRO-së për të marrë bekimin e komitëve?

Në tubimin e fundit elektoral të VMRO-DPMNE-së në Çair të Shkupit, Bekim Sali u tregua dinak duke u paraqitur aty pasi u interpretua himni i VMRO-së, ndryshe nga Arben Taravari dhe Vullnet Muresli që i qëndruan gatitu.

Himnit i iku, por u turpërua duke qëndruar gatitu para flamurit në të cilin shkruante “Smrt ili Slloboda”, parullë kjo që në disa raste është brohoritur në tubime anti shqiptare në Shkup e Beograd.

Logjika politike njehë partner politik që mbështesin dhe respektojnë njëri tjetrin në mënyrë reciproke. Ndërkohë që Bekim Sali vrapon rrugëve të Çairit sikur ndonjë “komit” i vogël i VMRO-DPMNE-së për të bindur shqiptarët ta votojnë VMRO-në e Nikolla Gruevskit, në tubimin e VMRO-së ishte vetëm se një statist që zbardhte dhëmbët në kraharorin e Vllatko Gjorçevit, personi i cili në vitin 1997 gjatë protestave kundër arsimit shqip kërkonte dhoma gazi për shqiptarët.

Tjetër, që ra në sy të opinionit ishte se pse Bekim Sali nuk mori fjalën në këtë tubim. Ai si kandidatë për kryetar komune duhet tu sqarojë edhe pjesëtarëve të komunitetit maqedonas “master” planin e tij. Atëherë pse Danella flet para shqiptarëve edhe në emër të VMRO-së, e Bekim Sali nuk mund të flet në tubim të VMRO-së, as në emër të Abis e jo të partisë? Athua vallë VMRO-DMPNE kishte frik se mos flet në gjuhën shqipe? Apo vet Sali është ndjerë më rehat dhe më ngrohtë afër Vllatko Gjorçevit.

Kjo përbuzje flet qartë se VMRO-DPMNE nuk ka ndryshuar fare kursin ndaj shqiptarëve. I pengon shqipja, ende aktivistët dhe anëtarët e saj çoroditen duke kënduar këngë anti-shqiptare dhe vazhdon avazin e tubimeve të saj me ikonografi dhe flamuj dhe simbole fashiste.

Burimi: tokasot.com

Marketing

TË FUNDIT

Grubi: Gjykata kushtetuese jep dritë të gjelbër për koridorin 8 dhe 10

Zëvendës kryeministri i parë dhe ministër për Sistem politk dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive Artan Grubi sot nëpërmjet rrjetit të tij në Facebook dha një...

Qeveria shkarkon Abdush Demirin nga Agjencioni për Punësim

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut , në mbledhjen e vet të fundit të martën , vendosi që të shkarkojë Abdush Demirin nga...

Bekteshi: Lëshohet zyrtarisht në përdorim sistemi i ri i ndriçimit në Kodrën e Diellit

Tetovë, 08.12.2021 Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi së bashku me ministrin e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor Naser Nuredini dhe me drejtorin e SHA ELEM...

Kryediplomati Osmani pret në takim Lazim Destanin: Prioritet bashkëpunimi

Presidenti i nderit i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare z. Lazim Destani ka zhvilluar një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të...

Zejd në Click plus: Në zgjedhje lokale VMRO-së ia pa hajrin vetëm Taravari

Skender Rexhepi-Zejdi në ClickPlus në TV21 tha se ALternativa nuk ka pasur dobi nga marrëveshja për bashkëpunim me VMRO-DPMNE-në në zgjedhjet lokale. “-A ia patë...