2.8 C
Skopje

Një rekord tjetër i Komunës Çair,9500 familje pajisen me fletpronësi

Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu sot takoi banorët të lagjeve të ndryshme nga Çairi, të cilëve u dha lajmin e shumëpritur se janë bërë me fletë pronësi, gjegjësisht zot të shtëpive të tyre.

Kryetari Ganiu pas ndarjes së çerfitikatave të pronësisë informoi se Komuna e Çairit, deri më sot ka pranuar 12.000 kërkesa për fletëpronësi, ndërsa prej tyre 9500 familje kanë marrë fletëpronësi, që e bën Komunën e Çairit tu paraprinë të gjitha komunave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sa i përket përgjigjes ndaj kërkesa për pronësi të shtëpisë dhe regjistrim të fletëpronësive.

‘Komuna e Çairit ka arritur t’i procesoj dhe realizoj mbi 80% të këtyre kërkesave dhe si e tillë konsiderohet rekordmene në këtë fushë’, deklaroi Ganiu.

Të drejtën e pronës private dhe banimit, tha Ganiu, e konsiderojmë si të drejtën elementare të demokracisë dhe shtetit dhe si të tillë jemi kampion në realizimin e kësaj të drejte individuale dhe familjare.

‘Komuna e Çairit ka pajisur 9500 familje me fletpronësi duke rregulluar statusin banues të këtyre familjeve dhe zgjidhjen e këtyre problemeve me rëndësi jetike. Në mandatin e ri, procesi i legalizimit dhe i fletëpronësive do jetë problem që do i takoj të shkuarës’, tha kryetari i Komunës së Çairit dhe kandidat për këtë detyrë në katër vitet e ardhshme Visar Ganiu.

E gjithë kjo arritje u mundësua në bazë të Ligjit mbi legalizimet, që krijoi mundësitë që shumica dërmuese e banorëve të Çairit të pajisen me fletë-pronësi për shtëpitë e tyre, disa nga të cilat të ndërtuara dekada më parë, tha Ganiu duke falënderuar Sektorin për urbanizëm të komunës për punën efikase gjatë gjithë këtyre viteve.

Marketing

TË FUNDIT

Bekteshi:RMV bën tranzicionin e parë energjetik si shembull për vendet e Ballkanit Perëndimor

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi prezantoi aktivitetet e ndërmarra në fushën e energjetikës në Maqedoninë e Veriut në Mbledhjen e 19-të të Këshillit të...

Besimi: Sistemi tatimor më efikas dhe më i drejtë për rritje të qëndrueshme dhe të përshpejtuar

Ministria e Financave së bashku me Drejtorinë e të Ardhurave Publike vazhdojnë të punojnë në ndërtimin e një sistemi tatimor më efikas dhe më...

S’kanë të ndalur ofendimet e Aleancës ndaj Alternativës

Deri pak kohë më parë në koalicion në frontin e përbashkët opozitarë ndërsa tani situata ka ndryshuar mes dy partive shqiptare Alternativës dhe Aleancës...

Grubi – Geer: Kontesti me Bullgarinë të mbyllet sa më shpejtë, koha për datë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot ka pritur në takim ambasadorin e BE-së në...

Grubi – Kyuchyuk: Falenderim ndaj Bullgarisë për profesionalizmin dhe menaxhimin e situatës

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi i shoqëruar nga eurodeputeti Ilhan Kyuchyuk, ministri i Ekonomisë,...