2.8 C
Skopje

Grubi në 5 vjetorin e UNT-së/ Ky tempull arsimor është rezultat i Marrëveshjes së Ohri

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe
marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot morri pjesë në
shënimin e përvjetorit të pestë të themelimit të Universitetit “Nënë
Tereza”. Në fjalën e tij para të pranishmëve z. Grubi theksoi se UNT
është rezultat i drejtpërdrejtë i Marrëveshjesh Paqësore të Ohrit dhe me
këtë rast unë ju falënderoj që u bëtë pjesë e shënimit të përvjetorit të
20-të nëpërmjet konferencës së organizuar nga ju.

“Isha një nga deputetët që votuan për ta themeluar këtë universitet dhe
ndjehem shumë i lumtur kur e shoh suksesin dhe mbarëvajtjen e këtij
institucioni. Gjithashtu më kujtohet shumë mirë tetori i vitit 2016 nisi
me punë Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup në ndërtesën e Lidhjes së
Sindikatave të Maqedonisë së Veriut. UNT është rezultat i drejtpërdrejtë
i marrëveshjesh paqësore të Ohrit dhe unë ju falënderoj që u bëtë pjesë
e shënimit të 20 vjetorit sivjet nëpërmjet të konferencës së organizuar
nga ju”, tha Grubi.

Sot, shtoi Grubi, Universiteti “Nënë Tereza” është një nga vatrat e
dijes që projektojnë të ardhmen e shëndoshë të vendit tonë.

“Është kënaqësi e jashtëzakonshme që sot kam nderin të dëshmoj mbi
suksesin e këtij universiteti, në të cilin tashmë ceremoninë e
diplomimit e kanë shijuar shumë student nga vendi dhe jashtë.
Universitetin “Nënë Tereza” e themeluam pa asnjë kritikë, pa asnjë zë
kundërshtimi dhe në mënyrën më të mirë dhe më të qetë të mundshme, me
përkrahje të gjerë. Sot, duhet ti intensifikojmë përpjekjet që ta
mundësojmë ndërtimin e kampusit universitar në Shkup me ç’rast përgëzojë
edhe komunën e Çairit për sjelljen e vendimeve të duhura për ta jetësuar
këtë proces, ndërsa ne si Qeveri gjithsesi se qëndrojmë në mbështetje të
realizimit te projektit”, u shpreh zëvendëskryeministri i parë.

Zëvendëskryeministri i parë, z. Artan Grubi ka përgëzuar stafin akademik
për punën e palodhur në drejtim të përgatitjes profesionale të kuadrove
cilësor dhe kontributin që si vatër e dijes e japin për projektimin e të
ardhmes së shëndoshë të vendit tonë, ndërsa studentëve ju ka dëshiruar
suksese në sfidat e radhës dhe vazhdimësi në ecjen drejtë përparimit.

Marketing

TË FUNDIT

Bekteshi:RMV bën tranzicionin e parë energjetik si shembull për vendet e Ballkanit Perëndimor

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi prezantoi aktivitetet e ndërmarra në fushën e energjetikës në Maqedoninë e Veriut në Mbledhjen e 19-të të Këshillit të...

Besimi: Sistemi tatimor më efikas dhe më i drejtë për rritje të qëndrueshme dhe të përshpejtuar

Ministria e Financave së bashku me Drejtorinë e të Ardhurave Publike vazhdojnë të punojnë në ndërtimin e një sistemi tatimor më efikas dhe më...

S’kanë të ndalur ofendimet e Aleancës ndaj Alternativës

Deri pak kohë më parë në koalicion në frontin e përbashkët opozitarë ndërsa tani situata ka ndryshuar mes dy partive shqiptare Alternativës dhe Aleancës...

Grubi – Geer: Kontesti me Bullgarinë të mbyllet sa më shpejtë, koha për datë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot ka pritur në takim ambasadorin e BE-së në...

Grubi – Kyuchyuk: Falenderim ndaj Bullgarisë për profesionalizmin dhe menaxhimin e situatës

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi i shoqëruar nga eurodeputeti Ilhan Kyuchyuk, ministri i Ekonomisë,...