7.8 C
Skopje

Nuredini: Bashkëpunimi rajonal do të lehtësojë menaxhimin e qëndrueshëm të mbeturinave

Me ftesë të Sekretarit të Përgjithshëm të Nismës Evropjane Qendrore Roberto Antonione dhe Ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Urban të Malit të Zi Ratko Mitroviq, në emër të Presidencës malazeze të Nismës së Evropës Qendrore (CEI), Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimi Hapësinor Naser Nuredini sot, mori pjesë në Takimin Ministror mbi Mjedisin në Triestë, Itali.

Në segmentin e parë të takimit, i cili ishte i karakterit të mbyllur, u diskutuan sfidat në menaxhimin e mbeturinave, me ç’rast ministri Nuredini prezantoi legjislacionin e ri dhe strategjinë shtetërore për krijimin e sistemeve rajonale të menaxhimit të mbeturinave të orientuara drejt ekonomisë rrethore. Ai theksoi nevojën për bashkëpunim në nivel rajonal për zhvillimin e degëve të përpunimit dhe riciklimit në menaxhimin e mbeturinave, si dhe qasjen novatore në përdorimin e lëndëve të para sekondare, si dhe përfitimet e ekonomive të shkallës dhe shkëmbimin e njohurive dhe praktikën e mirë.

Sesioni i fokusuar në këtë temë u mbyll me miratimin e një Deklarate të Përbashkët për Bashkëpunimin në Menaxhimin e Qëndrueshëm të Mbeturinave në rajonin e IEQ (CEI).

Sesioni i dytë është i hapur për publikun dhe i përkushtohet menaxhimit dhe mbrojtjes së ujërave, veçanërisht marrëdhënieve midis vendeve që ndajnë trupat ujorë ndërkufitar, promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe ndërtimin e elasticitetit të shoqërive dhe mjedisit.

Marketing

TË FUNDIT

Escobar kërkon që RMV të nis bisedimet e anëtarësimit

SHBA-të mbështesin fuqishëm integrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, deklaroi zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar, pas...

Në MSP hapet ekspozita për 100 vjetorin e Hasan Prishtinës

Sot në MSP u hap ekspozita e realizuar në bashkëpunim me Institutin për trashëgimi kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve, kushtuar kolosit tonë Hasan Prishtina. “Në...

Grubi: Veprimtaria e Hasan Prishtinës ka lënë gjurmë të pashlyeshme

Shkup, 6 Dhjetor – Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi ka marrë pjesë në ekspozitën...

Bekteshi: Rriten kapacitetet e prodhimit vendor të rrymës (Foto)

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi vazhdon angazhimin e tij maksimal për ta tejkaluar sa më shpejtë krizën energjetike që ka kapluar të gjithë rajonin! Bekteshi...

Grubi – Toman: Negociatat me BE të nisin në fillim të vitit 2022

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhëniet ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi, priti në takim ambasadorin e Republikës Çeke, z. Miroslav...