9.8 C
Skopje

Izet Mexhiti: Nuk është zullum nëse “De Kokës” ia kemi ruajtur biznesin

Nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti, sonte nga Çairi dërgoi porosi të shumta. Thotë se vota për BDI-në nënkupton jetë më të mirë për të gjithë, duke shtuar se në momentin që Visar Ganiu bëhet kryetar komune do të jetë në shërbim të të gjithve qytetarëve.

“Vota për Visar Ganiun, vota për BDI-në, vota për Sermine Purrinin, vota për Ardijan Muçën, nënkupton arsim më të mirë gjelbërim më shumë, rrugë më të mira, investime kapitale dhe nga këto do të përfitojnë edhe kundërshtarët tanë. I kemi trajtuar edhe në të kaluarën, janë munduar ta quajn zullum, nuk është zullum nëse “De Kokës” ia kemi ruajtur biznesin. Nuk është zullum nëse i kemi ndihmuar shoqatat joqeveritare, nuk i biem pishman, sepse ne luftojmë deri në ditën e zgjedhjeve i kemi konkurrent, pas zgjedhjeve, në momentin që Visar Ganiu bëhet kryetar komune është në shërbim të qytetarëve”, tha Izet Mexhiti.

Marketing

TË FUNDIT

Escobar kërkon që RMV të nis bisedimet e anëtarësimit

SHBA-të mbështesin fuqishëm integrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, deklaroi zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar, pas...

Në MSP hapet ekspozita për 100 vjetorin e Hasan Prishtinës

Sot në MSP u hap ekspozita e realizuar në bashkëpunim me Institutin për trashëgimi kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve, kushtuar kolosit tonë Hasan Prishtina. “Në...

Grubi: Veprimtaria e Hasan Prishtinës ka lënë gjurmë të pashlyeshme

Shkup, 6 Dhjetor – Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi ka marrë pjesë në ekspozitën...

Bekteshi: Rriten kapacitetet e prodhimit vendor të rrymës (Foto)

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi vazhdon angazhimin e tij maksimal për ta tejkaluar sa më shpejtë krizën energjetike që ka kapluar të gjithë rajonin! Bekteshi...

Grubi – Toman: Negociatat me BE të nisin në fillim të vitit 2022

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhëniet ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi, priti në takim ambasadorin e Republikës Çeke, z. Miroslav...