24.8 C
Skopje

Teuta Arifi takon përfaqësuesit e shoqatës Cortex

Sot në cilësinë e kandidates për kryetare të Komunës së Tetovës, nga përfaqësuesit e shoqatës CORTEX u prezantua Analiza e vlerësimit të nevojave të grave viktima të dhunës familjare. Kjo analizë është përgatitur në kuadër të projektit “Institucionalizimi i shërbimeve cilësore për rehabilitimin dhe integrimin e grave viktima të dhunës” në zbatimin e rrjetit Nacional kundër Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje të mbështetur nga Agjencia Austriake për Zhvillim i cili implementohet në nivel lokal nga OJQ CORTEX-Tetovë!

Në takim folëm për rekomandimet dhe përfundimet nga analiza, ku OJQ Cortex prezantoi situatën reale të problemeve me të cilat përballen gratë viktima të dhunës, veçanërisht në periudhën kur ato vendosin të lënë partnerin e dhunshëm. Ne treguam mirëkuptim dhe gadishmëri dhe duke analizuar detalisht çdo rekomandim të dalë nga projekti përmes një deklarate publikisht pranuam që në mandatin e ardhshëm të ndajmë buxhet të veçantë për këtë kategori të ndjeshme sociale si dhe në bashkëpunim me institucionet tjera do e mbeshtesim dhe ndihmojnë proceduren e ndertimit të një strehimoreje për Gratë Viktima të dhunës në familje si dhe do tju sigurojmë mbështetje psikologjike dhe ndihmë juridike pa pagesë!

Marketing