2.8 C
Skopje

Grubi nga Struga: Këto zgjedhje lokale janë zgjedhje për Ali Ahmetin, votoni numrin 3

Hajde të ja fikim bashkë të gjitha “llambat” atyre (opozitës) nga Struga e deri në Likovë me FITORE absolute të Bashkimit Demokratik për Integrim, duke rrethuar numrin 3 dhe duke ia dhuruar fitoren më të madhe në historinë e BDI-së prijësit të kombit, rilindësit të fundit Ali Ahmeti pasi që këto zgjedhje lokale janë zgjedhje për Ali Ahmetin. Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi gjatë tubimit të BDI-së në Strugë ku u prezantua kandidati për kryetar komune, z. Ramiz Merko dhe lista e këshilltarëve.

“Vërtetë Ramiz Merko ja fiku dritat para katër viteve, llambat i thoni ju këtu në Strugë, ja ka bërë terr nuk shef gjë, ka “pajk” thonë nga Tetova, por përveç që ja ka fikur llambat siç i thoni ju këtu në Strugë para katër viteve, hajde tash të ja fikim bashkë të gjitha llambat nga Struga e deri në Likovë, FITORE absolute për BDI-në. Rrethoni numrin 3 dhe këto zgjedhje dhurojani fitoren më të madhe në historinë e BDI-së Ali Ahmetit se janë zgjedhje për Ali Ahmetin,“ është shprehur zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi.

Marketing

TË FUNDIT

Bekteshi:RMV bën tranzicionin e parë energjetik si shembull për vendet e Ballkanit Perëndimor

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi prezantoi aktivitetet e ndërmarra në fushën e energjetikës në Maqedoninë e Veriut në Mbledhjen e 19-të të Këshillit të...

Besimi: Sistemi tatimor më efikas dhe më i drejtë për rritje të qëndrueshme dhe të përshpejtuar

Ministria e Financave së bashku me Drejtorinë e të Ardhurave Publike vazhdojnë të punojnë në ndërtimin e një sistemi tatimor më efikas dhe më...

S’kanë të ndalur ofendimet e Aleancës ndaj Alternativës

Deri pak kohë më parë në koalicion në frontin e përbashkët opozitarë ndërsa tani situata ka ndryshuar mes dy partive shqiptare Alternativës dhe Aleancës...

Grubi – Geer: Kontesti me Bullgarinë të mbyllet sa më shpejtë, koha për datë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot ka pritur në takim ambasadorin e BE-së në...

Grubi – Kyuchyuk: Falenderim ndaj Bullgarisë për profesionalizmin dhe menaxhimin e situatës

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi i shoqëruar nga eurodeputeti Ilhan Kyuchyuk, ministri i Ekonomisë,...