7.8 C
Skopje

Gjiganti gjerman WPD do të ndërtojë fermë turbinash me erë prej 500 mln dollarë në Republikën e Maqedonisë së Veriut

Kompania gjermane e energjisë së rinovueshme WPD do të ndërtojë një fermë turbinash me erë 500 milionë euro (580 milionë dollarë) në pjesën verilindore të Maqedonisë së Veriut, shkruan Washingtonpost.

Kryeministri Zoran Zaev tha se projekti i planifikuar 415 megavat është investimi më i madh gjerman në vend dhe më i madhi në fushën e energjisë së gjelbër që kur Maqedonia e Veriut shpalli pavarësinë nga ish -Jugosllavia në 1991.

Zaev tha se 69 turbina të reja me erë do të instalohen midis qyteteve të Kumanovës dhe Kriva Pallankës. Ferma e erës do të furnizojë me energji elektrike 290,000 familje pasi të përfundojë.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut planifikon të sigurojë rreth 1.500 megavat nga termocentralet diellore dhe rreth 700 megavat në energjinë e erës.

WPD operon në 28 vende të botës.

Marketing

TË FUNDIT

Escobar kërkon që RMV të nis bisedimet e anëtarësimit

SHBA-të mbështesin fuqishëm integrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, deklaroi zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar, pas...

Në MSP hapet ekspozita për 100 vjetorin e Hasan Prishtinës

Sot në MSP u hap ekspozita e realizuar në bashkëpunim me Institutin për trashëgimi kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve, kushtuar kolosit tonë Hasan Prishtina. “Në...

Grubi: Veprimtaria e Hasan Prishtinës ka lënë gjurmë të pashlyeshme

Shkup, 6 Dhjetor – Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi ka marrë pjesë në ekspozitën...

Bekteshi: Rriten kapacitetet e prodhimit vendor të rrymës (Foto)

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi vazhdon angazhimin e tij maksimal për ta tejkaluar sa më shpejtë krizën energjetike që ka kapluar të gjithë rajonin! Bekteshi...

Grubi – Toman: Negociatat me BE të nisin në fillim të vitit 2022

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhëniet ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi, priti në takim ambasadorin e Republikës Çeke, z. Miroslav...