Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) vazhdon me prezantimin eProgrameve zgjedhore për çdo komunë. Sot prezantojmë prioritetet e punësnë komunën e Tetovës, përkatësisht të kandidates për kryetare TeutaArifi dhe Listës së këshilltarëve të udhëhequr nga Blerim Osmani.Pikësynimet kryesore të Programit zgjedhor të BDI-së për Tetovën janë tëpërpiluara në konsultim të vazhdueshëm me qytetarët dhe kanë për qëllimvazhdimin e punës për zhvillimin e mëtejshëm të Tetovës si një qytet ipastër dhe i gjelbër, me infrastrukturë të rregulluar rrugore, meinfrastrukturë moderne shkollore për arsim cilësor, komunikacion tërregulluar dhe me administratë efikase që do të ofrojë shërbime tëdigjitalizuara.Në këtë Program përveç projekteve për zhvillim infrastrukturor ështëpikërisht edhe shfrytëzimi i potencialit turistik të Malit Sharr qëtashmë është shpallur Park Nacional, për zhvillimin e mëtejshëm tëturizmit, ekonomisë së gjelbër dhe krijimit të vendeve të reja të punës.Agjenda e blertë nënkupton menaxhim efektiv me mbeturinat, përfundim tërrjeteve të kanalizimit dhe ujit të pastër për pije, gazifikim,parkingje, trafik të lehtësuar, më shumë gjelbërim, më shumë parqe.Projektet e Agjendës së blertë për Tetovën, pjesë e Programit zgjedhortë BDI-së janë:– Vendosja e kontejnerëve gjysmë nëntokësor – projekti konsiderohet sihap i mëtejshëm në përmirësimin e kapaciteteve të ndërmarrjes publikedhe në ofrimin e shërbimeve nga kjo ndërmarrje,– Furnizimi i shkollave me inverter dhe pastrues ajri,– Hapësira të reja të gjelbra në qytet / Rregullim të hapësirave përrethlumit Shkumbin,– Transport publik të zgjeruar,– Ngarkesa në trafik buron edhe nga mungesa e vendeve të parkingjevepublike. Prandaj intervenimi në sheshin kryesor të qytetit është idomosdoshëm. Në mandatin e ardhshëm synim parësor që Tetovës t’i japimnjë shesh publik urban dhe modern, i cili do të plotësojë nevojat eqytetarëve.-Ndërtimi i shkollës së re fillore “Rilindja”në fshatin Sellcë, dhe-Rikonstruimi i plotë i rrugës Tetovë-Vicë në Malësinë e TetovësProgrami i BDI-së për Tetovën ka për synim ndërtimin e një komunëmoderne dhe të zhvilluar, me kompetenca më të mëdha, më tepër financa,transparente dhe të përgjegjshme.Në Program parashihet që në 100 ditshin e parë të mandatit të ardhshëmtë realizohen disa projekte. Projekte reale, të arritshme, të cilatprekin më shumë sfera të jetës së përditshme të qytetarit. Që në 100ditët e para të udhëheqjes me komunën e Tetovës, do të fillohet merealizimin e projekteve infrastrukturore, projekteve që kanë të bëjnë membrojtjen e mjedisit jetësor, arsimin, rininë, sportin dhe kulturën,rritjen e efikasitetit të shërbimeve komunale si dhe mbrojtjes sociale.Ja disa nga projektet që do të realizohen:– Kënde lojërash për fëmijë në disa lokacione nëpër qytet,– Hapjen e pjesës së parë të Bulevardit B. Toska deri te shkollatekstile,– Rregullimin e shëtitores të lumit Shkumbin,-Rikonstruimi të rrugës Nikolla Tesla dhe Mirçe Acev në Tetovë,– Propozim deri tek këshilli komunal për reduktim në taksave tëndërtimit për të gjithë ata që do të aplikojnë për kulme të gjelbra,– Rikonstruimin dhe ndriçimin e rrugës në f. Saraqinë,– Vendosja e kontejnerëve gjysmë nëntokësor në 31 lokacione nëpër qytet,– Furnizimi i shkollave me inverter (Kirili dhe Metodi, Istikbal,Gjimnazi Kiril Pejçinoviq),– Ndarja e NPK-së në dy drejtori, që do të mundësojë menaxhim më efikasdhe shërbime më cilësore për qytetarët,– Ndërtimi i kopshtit për fëmijë në afërsi të Shkollës Fillore “Kirilidhe Metodi”,– Qendër multifunksionale sportive në Qendrën Sportive në Tetovë,– Përforcimi i Këshillit rinor lokal nëpërmjet organizimit tëaktiviteteve për të rinjtë (aktivitete rinore)-Digjitalizimin i shërbimeve komunale – projekt i mbështetur nga Zyra eBashkimit Evropian në vend, që do të mundësojë administratë më efikasedhe shërbime më cilësore ndaj qytetarit,-Mbështetje për nxënësit me pengesa në zhvillim – përmes angazhimit tëasistentëve personal, projekt i cili planifikohet që brenda 100 ditëvetë implementohet edhe në Shkollën e Mesme Tekstile.AdvertisementsBashkimi Demokratik për Integrim ofron një program mjaft ambicioz por nëtë njëjtën kohë të realizueshëm.Ndryshe, Bashkimi Demokratik për Integrim sonte në Tetovë me fillim nëora 20:00 do të mbajë Tubim parazgjedhor.Vepro drejtë, voto blertë.