5.8 C
Skopje

Ali Ahmeti nga Tetova: Teuta dhe Blerimi të përbetuar në të blertën e përparimit të Tetovës

Në prag të përfundimit të fushatës zgjedhore, Bashkimi Demokratik për Integrim ka vazhduar fushatën zgjedhore me tubimin në qytetin e Tetovës dhe prezantimin e prioriteteve të agjendës së blertë për zhvillimin e Tetovës në katër vitet e ardhshme me Teuta Arifin si kandidate për kryetare komune dhe me listën e këshilltarëve të kryesuar nga Blerim Osmani.

Banorëve të Tetovës iu drejtua kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, kandidatja për kryetare komune Teuta Arifi, Shefi i Shtabit Lokal Zgjedhor Faton Ahmeti dhe bartësi i listës së këshilltarëve Blerim Osmani.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka kujtuar momentet që kanë bërë historinë e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe ka paralajmëruar përkrahjen maksimale të tij dhe ekipit të ekzekutivit për çdo kryetar komune për suksesin e kapitullit të ri të agjendës së blertë proeuropiane.

“Unë dy kapituj i kam në jetën legale, një është i Marrëveshjes së Ohrit dhe i dyti kapitulli i blertë. Kapitulli i parë është ai që unë e kam bërë bashkë me shumë bashkëluftëtarë, por edhe bashkë me shumë shokë që si kam, të rënë nëpër beteja. Ai është një kapitull i veçantë dhe i papërsëritshëm për mua dhe për të gjithë ne që e krijuam dhe e bëmë atë histori. Kapitulli që hapim do përkushtim, do studiues, do njerëz të përgatitur, ato ne i kemi si në nivel qendror ashtu edhe në nivel vendor. Kush ma mirë mund ta zbatojë e materializojë këtë agjendë, kush më mirë se fillimin e zbatimit të kësaj platforme mund ta bëj në nivel vendor, këtu në Tetovë sesa Teuta me përvojën dhe njerëzit që ka. Për këtë arsye edhe përcaktimi i qytetarëve është, i shumicës së tyre që edhe për katër vitet e ardhshme ti prijë këtij misioni Teuta Arifi.” – potencoi Ahmeti.

Kryeparlamentari Talat Xhaferi në fjalimin e tij ka shprehur bindjen se tetovarët do të vazhdojnë të vepruarit drejtë si në momentet më të rëndësishme dikur për jetën e tyre duke votuar numrin 3 dhe agjendën e blertë.

“Shqiptarë të dashur tetovarë, shqiptarë kudo që jeni në Maqedoni historikisht keni vepruar drejtë. Tetova e 68-tës e këndej të cilës iu bashkangjitën në Gostivar, Kërçovë, Strugë, Ohër, Shkup, Kumanovë andaj shqiptarët e Tetovës dhe shqiptarërt e Maqedonisë kanë vepruar drejtë edhe atë 81-shin e studentëve të Prishtinës. Shqiptarët e Tetovës kanë vepruar drejtë bashkërisht me ne edhe në 94-tën e Universitetit të Tetovës. Kanë vepruar drejtë edhe 2021-shin, kanë vepruar drejtë edhe në 20 vjetëshin e fundit. Andaj nuk ka dyshim se Tetova, Kumanova, Likova, Shkupi, Haraçina, Gostivari, Vrapçishti, Kërçova, Struga, Dibra, Dollneni, Pllasnica, Bërvenica, Bogovina, Tearca, Zhelina, Studeniçani edhe kësaj rradhe do të veprojnë drejtë, duke votuar blertë, duke votuar numrin 3 më 17 Tetor që të tregojmë njëherë e përgjithmonë se kush ku e ka vendin. Shqiptarët e kanë vendin të bashkërenditur krah për krah me Ali Ahmetin, me Teutën dhe gjithë Teutat gjetiu në Republikën e Maqedonisë së Veriut.” – deklaroi Xhaferi në fjalimin e tij.

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi potencoi se i gjithë kabineti qeveritar nga rradhët e BDI-së i qëndrojnë në përkrahje maksimale Teuta Arifit në vazhdimësinë e rrugës së suksesit dhe implementimit të qasje së re inovative dhe kreative të agjendës së blertë për edhe më shumë punë të mira në Tetovë.

“Nuk ka projekt të cilin e ka sjell Teuta Arifi e i cili nuk është realizuar, shkolla, rrugë, kanalizime, ujësjellësa, çerdhe, nuk ka gjë të cilën do e kërkon Tetova që nuk do realizohet nga kjo qeveri këtu përpara. Vota më 17 Tetor është edhe një votë për Blerimin dhe për të gjithë këshilltarët, keni një listë të shkëlqyer të këshilltarëve , të rinj e të reja të cilët do tju përfaqësojnë me dinjitet. Vëllezër e motra, vota më 17 Tetor është shansi për ju, për të vazhduar ripërtrirjen e BDI-së, për ti dhënë shansin rinisë, për të garantuar që vendin rinia do ta ketë pikërisht te Bashkimi Demokratik për Integrim sepse këtu është e ardhmja, është me Ali Ahmetin dhe me asnjë tjetër. Tetova nuk është si çdo qytet tjetër, Tetova nuk është komunë, Tetova është kryeqytet i shqiptarëve, Tetova është avangarda e shqiptarëve dhe prandaj me 3-shin për Teutën, me 3 – shin për Blerimin ju na obligoni gjithë neve në qeveri dhe në parlament por më së shumti e obligoni Ali Ahmetin që Tetovën ta mbajmë në duart e duhura të Ali Ahmetit. – tha Grubi.

Kandidatja për kryetare të Komunës së Tetovës, Teuta Arifi në fjalimin e saj ka numëruar prioritetet e mandatit të ri në frymën e misionit të ri të agjendës së blertë. Ajo ka ftuar qytetarët që më 17 Tetor masovikisht të votojnë për numrin 3 dhe Bashkimin Demokratik për Integrim.

“Agjenda e blertë është që nënkupton projektin e madh të gazifikimit, projektet e kanalizimeve dhe të teatrit që u nënshkruar sot. Edhe njëherë ju them dhe sot qëndroj para jush si Teuta juaj dhe kryetarja juaj që kam gjithmonë, ajo derë e hapur e cila është derë e një nëne, një nënë e cila nuk e ka asnjëherë derën e mbyllur për bijtë dhe bijat e veta, e cila gjithmonë e don më të mirën për anëtarët e gjithë bashkësisë së vet të madhe që quhet qytet, një nëne dhe një dhimbje, e cila ka dhimbje prej më të voglit deri te më i madhi, që ka dhimbje nga më i riu e deri te më i moshuari për ta arritur atë që ne kemi qëllim fillestar, arritjen e një mirëqenie më të mirë.” – deklaroi Teuta Arifi.

Shefi i Shtabit Lokal Zgjedhor, Faton Ahmeti ka kërkuar mbështetjen e të gjitha vendbanimeve të Tetovës për edhe një mandat të suksesshëm të Teuta Arifit dhe listës së këshilltarëve të kryesuar nga Blerim Osmani. Ai mes tjerash faleminderoi për angazhimin dhe mobilizimin të gjitha strukturat partiake për të vazhduar rrugën e fitores, për të hapur rrugën e arritjeve të reja.

“Pas dy mandateve të mbushura me punë dhe projekte kapitale ne kërkojmë nga ju mbështetjen e rradhës për mandatin e Tetovës europiane. Vëllezër e motra, më 5 Qershor lideri ynë Ali Ahmeti shpalosi agjendën e gjelbër që për gjithë opinionin ishte oferta më e mirë politike që mund të ndodhte në realitetin politik të vendit tonë. Kjo agjendë e strukturuar dhe formuar me përkushtim hap diapazone të reja dhe çështje që ndërlidhen ngushtë me jetën cilësore të secilit prej nesh.” – tha mes tjerash Faton Ahmeti.

Bartësi i listës së këshilltarëve Blerim Osmani në fjalimin e tij ka ftuar të gjithë qytetarët dhe në veçanti të rinjtë nga mosha 18 vjeçare për të votuar programin e agjendës së blertë dhe perspektivës së re zhvillimore.

“Gjatë vizitave tona në çdo pjesë të këtij vendi pamë të rinj të formuar e të përgatitur për tu bashkangjitur në rrugën drejt zhvillimit të përbashkët lokal, prandaj shfrytëzoj rastin nga kjo foltore tju bëj thirrje atyre që sapo kanë mbushur 18 vjet, ejani me ne dhe votoni numrin 3, ashtu si gjenerata e gjenerata u bashkuan në rrugën që ka vetëm një orientim – zhvillim lokal, përparim kombëtar dhe integrim të përbashkët perëndimor.” – u shpreh Blerim Osmani.

Bashkimi Demokratik për Integrim do ta përmbyllë nesër fushatën zgjedhore aty ku edhe e filloi, me tubimin në qytetin e Gostivarit duke prezantuar Nevzat Bejtën si kandidat të tyre për kryetar komune dhe listën e këshilltarëve.

Marketing

TË FUNDIT

Grubi – Geer: Kontesti me Bullgarinë të mbyllet sa më shpejtë, koha për datë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot ka pritur në takim ambasadorin e BE-së në...

Grubi – Kyuchyuk: Falenderim ndaj Bullgarisë për profesionalizmin dhe menaxhimin e situatës

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi i shoqëruar nga eurodeputeti Ilhan Kyuchyuk, ministri i Ekonomisë,...

Kastriot Rexhepi në konferencë rajonale për Ballkanin Perëndimor

Deputeti nga Lëvizja Besa Kastriot Rexhepi sot mori pjesë në një konferencë rajonale ku të ftuar ishin Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi,...

Ahmeti – Kyuchyuk: Datë për negociata sa më shpejtë, gati për kompromis

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti sot ka pritur në takim eurodeputetin bullgar, Ilhan Kyuchyuk. Eurodeputeti Kyuchyuk i ka shprehur ngushëllime kryetarit...

Kryeparlamentari malazez viziton Shkupin

Kryeparlamentari malazez në Shkup. Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi sot do të jetë nikoqir i kolegut malazez Aleksa Beçiq. Xhaferi dhe Beçiq do të realizojnë takim...