28.8 C
Skopje

Ademi: Edhe sa humbje duhet të ndodhin që Zijadin Sela të jep dorëheqje

Udhëheqësi i grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi në debatin e sotëm në emisionin Clique Plus në TV21 iu drejtua deputetit Elmi Aziri nga Aleanca për Shqiptarët me pyetjen “edhe sa humbje duhet të ndodhin që Zijadin Sela të jep dorëheqje?! “.

Sipas Ademit ka ardhur koha që Zijadin Sela të lëshojë udhëheqësinë e Aleancës për Shqiptarët dhe t’ju hap rrugën kuadrove të rinj për konsolidimin e shëndoshë të opozitës pasi kjo do të ishte e dobishme edhe për demokracinë e vendit.

Ndër shkaqet e dorëheqjes së Selës, Ademi ka përmendur humbjet në vendin e tij në Strugë, humbjen e njëpasnjëshme në zgjedhjet parlamentate dhe lokale, tkurrjen e numrit të votave, ngulfatjen e demokracisë brendapartiake.

Marketing