9.8 C
Skopje

Ahmeti: Fitorja e BDI-së, fitore e të gjithë qytetarëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti edhe njëherë ka falënderuar votuesit e BDI-së, ndërsa ka premtuar se nuk do të zhgënjehen mbështetësit e partisë së tij. “Të dashur miq, motra dhe vëllezër, bashkë ia dolëm edhe kësaj here dhe unë jam shumë mirënjohës e faleminderues për kontributin e secilit prej jush gjatë fushatës dhe ditës së djeshme. BDI është e juaja, është projekt kombëtar ku hise kemi të gjithë dhe unë ju premtoj se asnjëherë nuk do të ju zhgënjej.  Përgjegjësinë që ma ngarkoni mbi supe me besimin tuaj e konsideroj si bekim dhe shtytje për të bërë edhe më shumë, edhe më mirë.  Jemi bashkë në këtë rrugëtim dhe çdo hap do ta ecim bashkërisht me të gjithë qytetarët. Kjo fitore është e juaja, e të gjithë qytetarëve”.

Marketing

TË FUNDIT

Escobar kërkon që RMV të nis bisedimet e anëtarësimit

SHBA-të mbështesin fuqishëm integrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, deklaroi zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar, pas...

Në MSP hapet ekspozita për 100 vjetorin e Hasan Prishtinës

Sot në MSP u hap ekspozita e realizuar në bashkëpunim me Institutin për trashëgimi kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve, kushtuar kolosit tonë Hasan Prishtina. “Në...

Grubi: Veprimtaria e Hasan Prishtinës ka lënë gjurmë të pashlyeshme

Shkup, 6 Dhjetor – Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi ka marrë pjesë në ekspozitën...

Bekteshi: Rriten kapacitetet e prodhimit vendor të rrymës (Foto)

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi vazhdon angazhimin e tij maksimal për ta tejkaluar sa më shpejtë krizën energjetike që ka kapluar të gjithë rajonin! Bekteshi...

Grubi – Toman: Negociatat me BE të nisin në fillim të vitit 2022

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhëniet ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi, priti në takim ambasadorin e Republikës Çeke, z. Miroslav...