22.8 C
Skopje

“Bretkosën” e Gashit e përvëloi me ujë të nxehtë Ziadin Sela?

Zgjedhjet e raundit të parë mbaruan me fituesin që dihej, ashtu siç dihet edhe në rrethin tjetër. BDI i mundi vetë të gjithë, madje pa një koalicion në rrethin e parë. Por çështja që ngrihet është përse humbi kaq thellë opozita?! Në gjithë atë optimizëm fitoreje se do ti merrnin gjithë komunat BDI-së, ndodhi e kundërta. Madje që të jetë më e rëndë disfata, ishte Tetova që u dha goditjen më të madhe koalicionit shqiptaro -maqedonas që ngre shumë dilema të mëdha.

As VMRO nuk e shpëtoi ASH-në nga kthetrat e humbjes së madhe. Nga optimizmi i një fitoreje që në raundin e parë, nuk kaluan pragun shkruan TetovaSot.
Por e gjithë kjo duket se ka një histori dështimi që në fillim. Një pyetje ngrihet mes dy partive shqiptare ASH dhe Alternativa.

Cila e humbi tjetrën?!

A do mbijetojë ky koalicion jo më shumë se në rrethin e dytë?!. Duket se në këtë histori ” lidhjeje” e ashtuquajtura Bretkosë e Gashit u përvëlua me ujë të nxehtë të Ziadin Selës.

Madje partia e këtij të fundit ka dështuar tërësisht në të gjithë komunat, por ajo që është më e rëndë është fakti se ajo e shkatërroi edhe vetë Alternativën. Kjo edhe përmes ” hises” së ndarë të kandidatëve -njëra palë gjithçka dhe tjetra asgjë.

Po ashtu në kurthin e njëra-tjetrës as vetë Alternativa nuk përbën asnjë forcë sepse në gjithë komunat ata pësuan debakël përballë BDI-së së fortë. Në Çair kandidati i AAA Bekim Sali ka marrë 8060 vota ndërsa i BDI-së Visar Ganiu 10576 vota që tregon se kandidati i BDI-së lehtësisht do fitojë në rrethin tjetër dhe do administrojë me Komunën edhe katër vitet tjera. Kandidatin e Alternativës nuk e ndihmojnë as numrat e asnjë partie politike tjetër si PDSH, Besa dhe të tjerët.

Por a përfundon kjo histori bashkëpunimi këtu në këtë koalicion dështimi?!

Përgjigja e kësaj është shumë pesimiste, madje shkon më larg kësaj sepse me këtë Sela , ” fituesi ” i gjithë komunave siç u shpreh në fushatë, e ka shkatërruar totalisht edhe Alternativën e Gashit, që pritet të ketë edhe ndarje mes koalicionit.

Në fakt ky koalicion artificial ishte i destinuar të dështonte që në fillim para se goditjen ta merr nga populli më 17 tetor.

Burimi: TetovaSot

Marketing