5.8 C
Skopje

A ka përçarje mes Arsovskës dhe Bekim Sali-t në bashkëpunimin e tyre për Çairin dhe Shkupin?

Sot zonja Danella Arsovska, kandidate e përmbajtur nga koalicioni opozitarë VMRO-AA, mbajti konference për shtyp në komunën e Çairit, më saktësisht në rrugën Cvetan Dimov pranë kompleksit Çairçanja. Ajo që ra në sy në këtë konferencë shtypi është fakti se edhe pse konferenca kishte të bëjë me problematika që ju takojnë qytetarëve të Çairit, në këtë konferencë për shtyp nuk ishte i pranishëm kandidati koalicionar i zonjës Arsovska, zotëri Bekim Sali. A do të thotë kjo se llogaritë koalicionare të opozitës në rrethin e dyte të zgjedhjeve locale nuk po shkojnë si duhet, shkruan opinionshqip.live

E gjithë kjo vjen vetëm një ditë pasi nëpër portale të ndryshme dolen shpekulime se Alternativa nuk është e kënaqur me bashkëpunimin me partite tjera opozitare, më saktësisht me Aleancën dhe VMRO-në. Qartë dukeshte se dje në fotografitë e takimit të partive opozitare nuk u shfaq as zotëri Afrim Gashi, lideri i Alternativës. Shtorhet pyetja se çka do të thotë kjo për Shkupin? A mund të ketë koalicion të mundshëm të fshehtë ndërmjet Alternativës dhe SDSM-së?

Arsyet për të ndodhur kjo janë të shumta, por arsyeja kryesore është fakti se partija opozitare maqedone nuk po e fsheh nacionalizmin e saj pas triumfit në rrethin e parë dhe kjo ndjeshëm ka dëmtuar partite që janë në koalicion me VMRO-në. Vetëm para disa ditëve kishim qëndrime të hapura të gazetarit Dragan Pavllovski – Llatas, i cili votat e qytetarëve të Çairit, Sarajit dhe Shuto Orizares i quajti vota kriminele. Njëherit në profilin e zonjës Arsovska, kandidates së VMRO-së për Qytetin e Shkupit, qarkullojnë foto me njërin ndër antarët më antishqiptarë në taborin e VMRO-së, zotëri Aleksandar Pandov, i cili ështëiI njohur tek shqipëtarët për tezat antishqipëtare, për kundërshtim të platforms së Tiranës, pjesë e së cilës ishte edhe partija e zotëri Bekim Salit, kundërshtim të Marrëveshjes së Ohrit e kështu me rradhë.

A janë këto arsyet se përse kandidati i Alternativës zotëri Bekim Sali dhe kryetari i kësaj parie po injorojnë paraqitjet publike me pjestarë të VMRO-së? A mund të ketë koalicion të mundshëm të fshehtë ndërmjet Alternativës dhe SDSM-së? Përgjigjet e këtyre pyetjeve besoj ti kemi në ditët në vijim.

Burimi: opinionshqip.live

Marketing

TË FUNDIT

Grubi – Geer: Kontesti me Bullgarinë të mbyllet sa më shpejtë, koha për datë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot ka pritur në takim ambasadorin e BE-së në...

Grubi – Kyuchyuk: Falenderim ndaj Bullgarisë për profesionalizmin dhe menaxhimin e situatës

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi i shoqëruar nga eurodeputeti Ilhan Kyuchyuk, ministri i Ekonomisë,...

Kastriot Rexhepi në konferencë rajonale për Ballkanin Perëndimor

Deputeti nga Lëvizja Besa Kastriot Rexhepi sot mori pjesë në një konferencë rajonale ku të ftuar ishin Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi,...

Ahmeti – Kyuchyuk: Datë për negociata sa më shpejtë, gati për kompromis

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti sot ka pritur në takim eurodeputetin bullgar, Ilhan Kyuchyuk. Eurodeputeti Kyuchyuk i ka shprehur ngushëllime kryetarit...

Kryeparlamentari malazez viziton Shkupin

Kryeparlamentari malazez në Shkup. Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi sot do të jetë nikoqir i kolegut malazez Aleksa Beçiq. Xhaferi dhe Beçiq do të realizojnë takim...