7.8 C
Skopje

Departamenti i Shtetit mbështetë Ministrinë e Ekonimisë për Gasifikimin!

Muaj më parë, Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka nënshkruar marrëveshje historike me Greqinë që do të garantojë diversifikimin dhe stabilitetin energjetik të vendit tonë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Bekteshi dhe Ministri i Ambietit Jetësor dhe Energjisë të Republikës së Greqisë, Kostas Skrekas, me nënshkruajtën Marrëveshjen ndërmjet dy qeverive për zhvillimin e interkoneksionit për transmetimin e gazit natyror Greqi – Maqedoni e Veriut.

Me ndërtimin e interkonektorit mundësohet edhe një burim tjetër i gazit natyror për Maqedoninë e Veriut, respektivisht hapet mundësia për hyrjen e gazit natyror nga Azerbajxhani, Shtetet e Bashkuara, Katari dhe Turqia.

Këtë Projekt e ka mbështetur edhe Departamenti i Shtetit të SHBA-së, që dëshmon edhe njëherë se Maqedonia e Veriut krahas të gjitha sfidave mbetet pjesë e projekteve gjeostrategjike të partnerve strategjik, në këtë rast të SHBA-së.

Ky projekt do të sigurojë një furnizim të qëndrueshëm dhe të vazhdueshëm me gaz, pavarësi dhe çmime konkurruese, e cila është në përputhje me strategjinë afatgjate të energjisë.

Kjo lidhje e Maqedonisë së Veriut me Greqinë me ndihmën e SHBA-së dhe BE-së e bën vendin një koridor energjetik për vendet e Evropës juglindore për qasje alternative në burimet të konsiderueshme të energjisë.

Ndërtimi i interkonektorit me Greqinë është një projekt me vlerë mbi 100 milion euro, nga të cilat investimi nga Maqedonia e Veriut do të arrijë në 54 milion euro.

Marketing

TË FUNDIT

Escobar kërkon që RMV të nis bisedimet e anëtarësimit

SHBA-të mbështesin fuqishëm integrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, deklaroi zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar, pas...

Në MSP hapet ekspozita për 100 vjetorin e Hasan Prishtinës

Sot në MSP u hap ekspozita e realizuar në bashkëpunim me Institutin për trashëgimi kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve, kushtuar kolosit tonë Hasan Prishtina. “Në...

Grubi: Veprimtaria e Hasan Prishtinës ka lënë gjurmë të pashlyeshme

Shkup, 6 Dhjetor – Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi ka marrë pjesë në ekspozitën...

Bekteshi: Rriten kapacitetet e prodhimit vendor të rrymës (Foto)

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi vazhdon angazhimin e tij maksimal për ta tejkaluar sa më shpejtë krizën energjetike që ka kapluar të gjithë rajonin! Bekteshi...

Grubi – Toman: Negociatat me BE të nisin në fillim të vitit 2022

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhëniet ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi, priti në takim ambasadorin e Republikës Çeke, z. Miroslav...