7.8 C
Skopje

Mega skandal: Taravari keqpërdor 9 milion euro të buxhetit të Gostivarit për partinë e tij

Një skandal i madh po trondit komunën e Gostivarit me në krye Arben Taravarin. Tende korruptive me vlerë 9 milion euro të gjitha të lidhura me një firmë nga Tetova, kanë thelluar dyshimet se bëhet fjalë për tenderë të kurdisur dhe korruptiv, tregon hulumtimi i bërë nga informacione me karakter publik nga Ministria e Financave dhe Byroja për Furnizime Publike, tokasot.com

Bëhet fjalë për Shoqërinë për Ndërtim dhe Tregti Akua Inzheniering Age DOOEL eksport import nga Tetova, e cila vetëm brenda muajt gusht ka lidhur dy kontrata me komunën e Gostivarit me vlerë 282.000.000.00 denarë.

Me 24 gusht, 2021 komuna e Gostivarit ka lidhur kontratë me vlerë 141.600.000.00 denar.

Po ashtu edhe me 3 gusht gjatë këtij viti komuna e Gostivarit ka lidhur kontratë me vlerë 141.600.000.00 denar me po të njëjtën firmë.

Kompania e njëjtë ka lidhur tre kontrata edhe me Ndërmarrjen Publike Komunale “Komunalec”, nga Gostivari me vlerë 21.240.000.00 denar.

Me 25 dhjetor 2019 “NP Komunalec” ka lidhur kontratë me vlerë 11.800.000.00 denar.

Ndërkohë me datë 6 tetor 2021 “NP Komunalec” ka lidhur kontratë me vlerë 2.360.000.00 denar, me po të njëjtën ndërmarrje.

Me datë 3 tetor 2021, “NP Komunalec” ka lidhur kontratë me këtë ndërmarrje me vlerë  7.080.000.00 denar.

Nga dokumente të siguruara nga redaksia jonë, shihet që komuna e Gostivarit ka lidhur kontrata me vlerë 8.873.917 euro me Shoqërinë për Ndërtim dhe Tregti Akua Inzheniering Age DOOEL eksport import nga Tetova.

Po ashtu, Ndërmarrja Publike Komunale “NP Komunalec”, ka lidhur kontrata me vlerë 306.992 euro, dhe në total dy institucionet që drejtohen nga Arben Taravari kanë lidhur kontrata me vlerë prej 9.180.909 euro.

Edhe pse kontratat e lidhura kanë pasur më pak vlerë, vlerat e paguara janë shumë më të mëdha, pasi është shfrytëzuar ligji për lidhje të Marrëveshjeve kornizë. Të gjitha pagesat janë kryer në emër të ndërtimit të rrugëve, kanalizimeve dhe ujësjellësve. Disa nga kontratat e “NP Komunalec” janë lidhur për marrje me qira të makinave dhe për blerje asfalti.

Ajo që bie në sy është fakti që për në emër të ndërtimit të rrugëve, kanalizimeve dhe ujësjellësve kontrata me të njëjtën firmë dhe për të njëjtin qëllim kanë lidhur edhe komuna e Gostivarit edhe Ndërmarrja Publike Komunale “Komunalec”, nga Gostivari, që i bie se rrugë, kanalizime dhe ujësjellës kanë ndërtuar edhe komuna edhe ndërmarrja.

Nisur nga dyshimet për kontrata korruptive, Policia Financiare dhe Prokuroria pritet të nisin hetimet për të zbuluar keqpërdorimet.

Jo zyrtarisht, 9 milion euro nga buxheti i Gostivarit janë keqpërdorur për financimin e subjektit politik të Arben Taravarit dhe Ziadin Selës.

Burimi: tokasot.com

Marketing

TË FUNDIT

Escobar kërkon që RMV të nis bisedimet e anëtarësimit

SHBA-të mbështesin fuqishëm integrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, deklaroi zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar, pas...

Në MSP hapet ekspozita për 100 vjetorin e Hasan Prishtinës

Sot në MSP u hap ekspozita e realizuar në bashkëpunim me Institutin për trashëgimi kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve, kushtuar kolosit tonë Hasan Prishtina. “Në...

Grubi: Veprimtaria e Hasan Prishtinës ka lënë gjurmë të pashlyeshme

Shkup, 6 Dhjetor – Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi ka marrë pjesë në ekspozitën...

Bekteshi: Rriten kapacitetet e prodhimit vendor të rrymës (Foto)

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi vazhdon angazhimin e tij maksimal për ta tejkaluar sa më shpejtë krizën energjetike që ka kapluar të gjithë rajonin! Bekteshi...

Grubi – Toman: Negociatat me BE të nisin në fillim të vitit 2022

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhëniet ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi, priti në takim ambasadorin e Republikës Çeke, z. Miroslav...