7.8 C
Skopje

Ministrat e mbrojtjes të NATO-s i miratuan qëllimet e aftësive për Maqedoninë e Veriut

Ministrat e mbrojtjes të 30 vendeve anëtare të Aleancës gjatë takimeve dyditore të Këshillit Veriatlantik i miratuan qëllimet e aftësive për Maqedoninë e Veriut, për herë të parë pas anëtarësimit të vendit tonë në Aleancë, kumtoi Ministria e Mbrojtjes.

Qëllimet e aftësive, theksojnë, e tregojnë drejtimin në të cilin do të zhvillohen forcat dhe kapacitetet e armatave të NATO-s. Ata janë pjesë e procesit të planifikuar të Aleancës dhe vendeve anëtare dhe detyra e tyre bazë është që ta përforcojnë mbrojtjen kolektive të NATO-s.

“Ky proces mundëson që vendet anëtare mes vete të mbështeten dhe të ndihmohen në përballjen me sfidat e ardhshme, veçanërisht duke e pasur parasysh se çdo vend zhvillon kapacitete specifike, të cilat së bashku e bëjnë Aleancën më të fuqishme dhe më të gatshme për ta garantuar sigurinë dhe stabilitetin në fushën euroatlantike”, theksojnë nga Ministria.

Ministrat e mbrojtjes në takime biseduan edhe për Afganistanin dhe nevojën që të mos lejohet më kurrë që ky vend të jetë bastion i terrorizmit. Në një operacion kompleks, por të mirë-koordinuar të NATO-s, më shumë se 130,000 njerëz janë evakuuar nga Afganistani, të cilët kanë ndihmuar forcat e NATO-s në vend për dy dekadat e fundit. Maqedonia Veriore, shtoi Ministria, dhe në këtë rast, me pranimin e përkohshëm të një numri qytetarësh afganë, ka treguar se është një aleat në të cilin Aleanca mund të mbështetet.

Në margjinat e këtyre takimeve, ministrja Radmilla Shekerinska realizoi shumë takime me ministrat e vendeve aleate në të cilat është konfirmuar angazhimi për zhvillimin e marrëdhënieve reciproke bilaterale mbrojtëse. Shekerinska në Bruksel, u takua edhe me sekretarin e përgjithshëm të Shërbimit evropian për veprim të jashtëm, Stefano Sanino ku e përcolli mesazhin se Maqedonia e Veriut ka treguar rezultate dhe se është e nevojshme që Unioni sa më shpejtë të jetë e mundur ta hapë rrugën drejt anëtarësimit të plotfuqishëm.

Para fillimit të takimeve të Këshillit veriatlantik, ministrja mori pjesë në ceremoninë për emërimin e udhëkryqit qendror në Komandën supreme të forcave aleate në Mons – “Shkup”, me çka kryeqyteti ynë u përfshi në traditën e emërimit të rrugëve në këtë Komandë sipas kryeqyteteve të NATO-s

Marketing

TË FUNDIT

Grubi: Gjykata kushtetuese jep dritë të gjelbër për koridorin 8 dhe 10

Zëvendës kryeministri i parë dhe ministër për Sistem politk dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive Artan Grubi sot nëpërmjet rrjetit të tij në Facebook dha një...

Qeveria shkarkon Abdush Demirin nga Agjencioni për Punësim

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut , në mbledhjen e vet të fundit të martën , vendosi që të shkarkojë Abdush Demirin nga...

Bekteshi: Lëshohet zyrtarisht në përdorim sistemi i ri i ndriçimit në Kodrën e Diellit

Tetovë, 08.12.2021 Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi së bashku me ministrin e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor Naser Nuredini dhe me drejtorin e SHA ELEM...

Kryediplomati Osmani pret në takim Lazim Destanin: Prioritet bashkëpunimi

Presidenti i nderit i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare z. Lazim Destani ka zhvilluar një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të...

Zejd në Click plus: Në zgjedhje lokale VMRO-së ia pa hajrin vetëm Taravari

Skender Rexhepi-Zejdi në ClickPlus në TV21 tha se ALternativa nuk ka pasur dobi nga marrëveshja për bashkëpunim me VMRO-DPMNE-në në zgjedhjet lokale. “-A ia patë...