7.8 C
Skopje

SHILEGOV: U LËSHUA NË PËRDORIM SHTEGU I DYTË PËR BIÇIKLETA NË VODNO, SHKUPI PO BËHET ATRAKSION TURISTIK

Nga dita e sotme, adhuruesit e çiklizmit mund të shijojnë korsinë e dytë të biçikletave që u lëshua në përdorim në Vodno. Korsia e re malore e biçikletave është me gjatësi 3.64 km dhe gjerësi 3 metra me kthesa dhe rampa të sigurta të bëra posaçërisht. Nuk ka ndërprerje dhe përzierje me korsitë e këmbësorëve gjë që e bën atë shumë të sigurt.

Korsia i përket së ashtuquajturës “kategori familjare”. Është në të njëjtën kohë e sigurt për përdorim nga të gjitha gjeneratat, por ne apelojmë që të përdoret vetëm me pajisje mbrojtëse të përshtatshme. Korsia e re e biçikletave “Flow” është e dedikuar për lëvizje-poshtë gjë me të cilën u kompletua linja Shkup–Vodno e Mesme–Shkup.

Që të mund të përjetojmë bukurinë e korsive të biçikletave që kemi bërë në Vodno, i ftojmë të gjithë dashamirësit e natyrës që të vizitojnë Festivalin e dytë për turizëm alternativ që do të mbahet në Vodnon e Mesme të dielën më 24 tetor. Manifestimi fillon në orën 10:00 dhe në të do të marrin pjesë të gjithë distributorët kryesorë të biçikletave dhe pajisjeve për biçikleta, dhe sigurisht do të shoqërohet edhe me argëtim të mirë.

Marketing

TË FUNDIT

Escobar kërkon që RMV të nis bisedimet e anëtarësimit

SHBA-të mbështesin fuqishëm integrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, deklaroi zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar, pas...

Në MSP hapet ekspozita për 100 vjetorin e Hasan Prishtinës

Sot në MSP u hap ekspozita e realizuar në bashkëpunim me Institutin për trashëgimi kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve, kushtuar kolosit tonë Hasan Prishtina. “Në...

Grubi: Veprimtaria e Hasan Prishtinës ka lënë gjurmë të pashlyeshme

Shkup, 6 Dhjetor – Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi ka marrë pjesë në ekspozitën...

Bekteshi: Rriten kapacitetet e prodhimit vendor të rrymës (Foto)

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi vazhdon angazhimin e tij maksimal për ta tejkaluar sa më shpejtë krizën energjetike që ka kapluar të gjithë rajonin! Bekteshi...

Grubi – Toman: Negociatat me BE të nisin në fillim të vitit 2022

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhëniet ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi, priti në takim ambasadorin e Republikës Çeke, z. Miroslav...