7.8 C
Skopje

A do tu garantojë siguri shqiptarëve Taravari nëse kthehet në pushtet VMRO?

Shkruan: TetovaSot Ali Ahmeti e tha qartë se nuk duhet të lejohet që Gostivari të fitohet përmes VMRO-së. Ai di më shumë se çdokush tjetër për këtë edhe për rreziqet që pasojnë pas kësaj.Rreziku që një parti nacionaliste të rikthehet në pushtet është shumë i madh sepse shqiptarët kanë qenë gjithnjë shënjestra e tyre. Në kryeqendër rrethi i parë u dha forcë dhe akoma dëgjohen këngë nacionaliste ” Shkupi është qytet i VMRO-së” .Kjo është qind për qind fyese, me tendenca etnike por që vetëm veshi i Taravarit nuk e dëgjon.Arben Taravari e solli VMRO-në me çdo kusht në zonat shqiptare .Ai natyrisht se di më shumë se secili përse po ndodhë kjo. Në emër të kujt ideali shqiptarë dhe çmimi ai po sjellë vërdallë Mickovskin ta studiojë territorin shqiptarë ?!Këtë përsëri e di vetëm Taravari.Po, ai hesht dhe në fakt ai nuk përfaqëson shqiptarët. Përfaqëson edhe pak ditë vetëm një qytet për të cilin po bën luftë që ta mbajë .Vetë Mickovski më të përshtatshëm se ai nuk mund të gjejë dot. Madje po ashtu vetë kreu i VMRO-së nuk është se ka aleatë tjerë tek shqiptarët.Por, po ashtu shqiptarët e dinë kush është VMRO, përveç Taravarit që mund të jetë i përkëdheluri i tyre. Mund edhe ta mbrojnë atë. Ti japin poste të larta nëse vjen në Qeveri.Por, ajo që është e tmerrshme për shqiptarët, ka të bëjë me faktin, a garanton Taravari sigurinë e tyre nëse VMRO vjen në pushtet ? A garanton Taravari se nuk do të përgjaken shqiptarët nëpër autobusë, stadiume futbolli, nga kthimi i njësiteve të frikshme Alfa , nga skenarët e tmerrshëm që mbushën burgjet dhe i shndërruan shqiptarët në eksperimente?Taravari duhet tua thotë në sy gjithë shqiptarëve sepse nesër përgjegjësia do bie mbi të, në kthimin e një regjimi të ri që sekretari i Aleancës po e shpërlan nga e kaluara.

Marketing

TË FUNDIT

Grubi: Gjykata kushtetuese jep dritë të gjelbër për koridorin 8 dhe 10

Zëvendës kryeministri i parë dhe ministër për Sistem politk dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive Artan Grubi sot nëpërmjet rrjetit të tij në Facebook dha një...

Qeveria shkarkon Abdush Demirin nga Agjencioni për Punësim

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut , në mbledhjen e vet të fundit të martën , vendosi që të shkarkojë Abdush Demirin nga...

Bekteshi: Lëshohet zyrtarisht në përdorim sistemi i ri i ndriçimit në Kodrën e Diellit

Tetovë, 08.12.2021 Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi së bashku me ministrin e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor Naser Nuredini dhe me drejtorin e SHA ELEM...

Kryediplomati Osmani pret në takim Lazim Destanin: Prioritet bashkëpunimi

Presidenti i nderit i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare z. Lazim Destani ka zhvilluar një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të...

Zejd në Click plus: Në zgjedhje lokale VMRO-së ia pa hajrin vetëm Taravari

Skender Rexhepi-Zejdi në ClickPlus në TV21 tha se ALternativa nuk ka pasur dobi nga marrëveshja për bashkëpunim me VMRO-DPMNE-në në zgjedhjet lokale. “-A ia patë...