Deputetja e LSDM-së zbulon skandalin e radhës të Arsovskës, posedon shtetësi bullgare !?

0
130

Sllavjanka Petrovska, deputete e LSDM-së sot pohoi se kandidatja “e pavarur” për qytetin e Shkupit Danella Arsovska, përpos se posedon pasaportë të Maqedonisë, ajo posedon edhe pasaportë të Bullgarisë, përcjellë Zhurnal.

Ajo shprehet se Arsovska gjithashtu është konsul nderi në Republikën e Hungarisë dhe kështu nuk mundet ajo t’i përfaqësojë interesat e qytetarëve të Shkupit.

Ajo madje publikoi edhe një dokument përmes së cilës ajo ka fituar pasaportë bullgare në vitin 2011.

“Siç shkruan: “Zv.president i Republikës së Bullgarisë me dekret nr 33 nga data 28.04.2011 i ka dhënë shtetësi bullgare Danella Arsovskës”. Dhjetë vite Danella Arsovska ka mëmëdhe rezervë. Prej cilave ndjenja kërkuat shtetësi bullgare znja Arsovska? Për çfarë interesa punoni? Për ato hungareze? për ato bullgare? për Gruevskin? Nuk mundet Arsovska të kujdeset për shkupjanët kur ka shtetësi bullgare dhe është konsul nderi i Republikës së Hungarisë”, thotë ajo.

Petrovska shton se kjo është nënçmim klasik dhe lëndim i shkupjanëve.

“A mendoni se shkupjanët do të lejojnë dikë që është instalim i Gruevskit nga Budapesti, dikë që është shtetas i një shteti tjetër ta shkatërrojë qytetin? Danella Arsovska, me shtetësi bullgare dhe konsul nderi në Hungari nuk kalon në Shkup. Instalimet e huaja të cilat punojnë direkisht kundër interesave të qytetarëve nuk do të kalojnë. Znj. Arsovska edhe sa sekrete fshehni nga shkupjanët?”, tha Petrovska.

Ndryshe dje LSDM gjithashtu publikoi disa dëshmi ku Arsovska e kishte “rehatuar” nënën e saj në komisionin për statistika e ku merte nga 10 mijë denarë për çdo seancë të mbajtur.//Zhurnal.mk

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here