7.8 C
Skopje

Malësia e Gostivarit: Nevzat Bejta 56.90%, Arben Taravari 33.30% të votave

Zgjedhjet e 31 tetorit do të jenë garë e fuqishme politike për subjektet politike shqiptare në komunën e Tetovës dhe Gostivarit. Në Tetovë në raund të dytë garojnë Teuta Arifi nga BDI dhe Bilall Kasami i Lëvizjes Besa, ndërkohë në Gostivar Nevzat Bejta nga BDI dhe Arben Taravari nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.

Me porosi nga media online OpinionShqip, Instituti për Hulumtime Socio-politike dhe Ekonomike- IHSPE realizoi anketë në territorin e komunës së Tetovës dhe Gostivarit për raundin e dytë të Zgjedhjeve Lokale të 31 Tetorit – 2021.Anketa përfshiu edhe komunën e Gostivarit. Objektiv i anketës së zhvilluar në terren derë më derë dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë ishte matja e mendimit të opinionit publik sa i përket kandidatit për Kryetar komune në Gostivar, dhe u zhvillua me fokus grupe te caktuara dhevendbanime të ndryshme.

Pyetja ishte: Cili kandidat mendoni se do të fiton zgjedhjet lokale në Komunën e Gostivarit?Nga gjithsej 2.342 qytetarë të anketuar, rezulltatet janë me sa vijojnë: Nevzat Bejta nga BDI: 42.11%, Arben Taravari nga ASH dhe Alternativa: 39.59% dhe pa përgjigje 18.3%.Anketa caktoi edhe opinionin publik në Malësinë e Gostivarit ku u përfshinë fshatrat: Strajan, Padalisht, Tërnovë, Sërmnovë, Xhenovicë dhe Simnicë. Në këtë rajon prinë me diferencë gati 21% kandidati i BDI, Nevzat Bejta i ndjekur nga kandidati i koalcionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.

Rezulltatet janë me sa vijojnë: Nevzat Bejta – BDI: 56.90%, Arben Taravari nga koalicioni ASH-Alternativa 33.30%, ndërsa 9.8 % e të anketuarve refuzan të përgjigjen.Periudha e hulumtimit me takimet direkt në terren ishte nga data: 21 deri 25 Tetor – 2021. Hulumtimi është kryer në terren me një kampion përfaqësues të 2511 qytetarëve në Territorin e komunës së Tetovës prej të cilëve 1513 në qytet dhe 998 në vendbanimet rurale. Në Gostivar u anketuan 2342 qytetarëve nga të cilët 1248 në qytet dhe 1094 nëpër fshatra.

Marketing

TË FUNDIT

Kompania ATS Group e afaristit Shefshet Demirovski shpallet kompani numër 1 me fitim në evenimentin TOP 100

Kompania ATS Group e afaristit Shefshet Demirovski shpallet kompania numër 1 me fitim në evenimentin e TOP 100 kompanive më të suksesshme e organizuar...

Grubi: Gjykata kushtetuese jep dritë të gjelbër për koridorin 8 dhe 10

Zëvendës kryeministri i parë dhe ministër për Sistem politk dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive Artan Grubi sot nëpërmjet rrjetit të tij në Facebook dha një...

Qeveria shkarkon Abdush Demirin nga Agjencioni për Punësim

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut , në mbledhjen e vet të fundit të martën , vendosi që të shkarkojë Abdush Demirin nga...

Bekteshi: Lëshohet zyrtarisht në përdorim sistemi i ri i ndriçimit në Kodrën e Diellit

Tetovë, 08.12.2021 Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi së bashku me ministrin e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor Naser Nuredini dhe me drejtorin e SHA ELEM...

Kryediplomati Osmani pret në takim Lazim Destanin: Prioritet bashkëpunimi

Presidenti i nderit i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare z. Lazim Destani ka zhvilluar një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të...