22.8 C
Skopje

Taravari nuk i kërkon falje Ali Ahmetit për ofendimet

Kryetari aktual i komunës së Gostivarit dhe sekretar gjeneral i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari vazhdon të mos i kërkojë falje kreut të Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, të cilin para disa ditëve në konferencë për shtyp e ofendoi duke thënë se ka probleme të rënda shëndetësore dhe se së shpejti do të duhet të del në pension.

“Mendoj se Ali Ahmeti ka probleme reale shëndetësore dhe unë i uroj që së shpejti të ketë pension të këndshëm, shpresoj për një muaj-dy muaj ai do të shkoj atje ku duhet.” – është shprehur Taravari në konferencën e tij për shtyp të para disa ditëve.

Deklarata e këtillë ka ngjallur reagime tek qytetarët që i kanë kërkuar Taravarit të kërkojë falje, të fokusohet në përpilimin e një ofertën programore e cila dukshëm ju mungon pasi detyrohen të merren me ofendime për të tërhequr vëmendje pa llogaritur pasojat e kësaj retorike.

Nga ana tjetër, kreu i BDI-së Ali Ahmeti në takimet me qytetarë dhe në konferencat e realizuara për shtyp prezanton programin e projekteve të jetës cilësore dhe kërkon përkrahjen e qytetarëve për agjendën e blertë të zhvillimit, pa përdorur fjalor ofendues për oponentët e tij.

Marketing