5.8 C
Skopje

Taravari shpërblen firmën e afërt me VMRO-DPMNE me mbi 2 milion euro

Taravari shpërblen firmën e afërt me VMRO-DPMNE mbi 2 milion euro. Duke filluar nga 25 tetor 2017 kur dhe mori pushtetin dhe deri me 07.09.2021, Arben Taravari nga buxheti i komunës së Gostivarit i ka lëshuar në llogari 129.343.692.00 denarë firmës Pelagonija SHA Gostivar, firmë kjo e njohur si biznes i afërt me VMRO-DPMNE, shkruan tokasot.com

Janë mbi 2 milion euro që për katër vite Arben Taravari i ka lëshuar kësaj firme të afërt me VMRO-DPMNE. Redaksia këto informata i ka siguruar nga Ministria e Financave, respektivisht platforma online OpenFinance.

Link: https://bit.ly/3bbfxbd

Pelagonija SHA Gostivar ka guroren e vet për shfrytëzimin e gurit gëlqeror të mermerit dhe prodhon lloje të ndryshme të asfaltit. Kompania merret edhe me ndërtimin e objekteve kolektive.

Po ashtu, merret me ndërtimin e rrjetit rrugor, ndërtesave të banimit dhe nevojave të tjera të industrisë së ndërtimit në territorin e rajonit të Pollogut dhe më gjerë.

Ditë më parë, në opinion doli lajmi që Taravari i kishte lëshuar 9.180.909 euro një firme nga Tetova. Bëhet fjalë për Shoqërinë për Ndërtim dhe Tregti Akua Inzheniering Age DOOEL eksport import nga Tetova, e cila vetëm brenda muajt gusht ka lidhur dy kontrata me komunën e Gostivarit me vlerë 282.000.000.00 denarë.

Tendera të tilla me shuma marramendëse kanë thelluar dyshimet se bëhet fjalë për tenderë të kurdisur dhe korruptiv, tregon hulumtimi i bërë nga informacione me karakter publik nga Ministria e Financave dhe Byroja për Furnizime Publike.

Burimi: tokasot.com

Marketing

TË FUNDIT

Grubi – Geer: Kontesti me Bullgarinë të mbyllet sa më shpejtë, koha për datë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot ka pritur në takim ambasadorin e BE-së në...

Grubi – Kyuchyuk: Falenderim ndaj Bullgarisë për profesionalizmin dhe menaxhimin e situatës

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi i shoqëruar nga eurodeputeti Ilhan Kyuchyuk, ministri i Ekonomisë,...

Kastriot Rexhepi në konferencë rajonale për Ballkanin Perëndimor

Deputeti nga Lëvizja Besa Kastriot Rexhepi sot mori pjesë në një konferencë rajonale ku të ftuar ishin Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi,...

Ahmeti – Kyuchyuk: Datë për negociata sa më shpejtë, gati për kompromis

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti sot ka pritur në takim eurodeputetin bullgar, Ilhan Kyuchyuk. Eurodeputeti Kyuchyuk i ka shprehur ngushëllime kryetarit...

Kryeparlamentari malazez viziton Shkupin

Kryeparlamentari malazez në Shkup. Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi sot do të jetë nikoqir i kolegut malazez Aleksa Beçiq. Xhaferi dhe Beçiq do të realizojnë takim...