7.8 C
Skopje

Taravari ua dha të gjitha postet VMRO-DPMNE, TDP dhe FRD vetëm që të mbetet Kryetar komune

Kryesuesi i Këshillit komunal, po që se fiton Taravari do të jetë nga VMRO-DPMNE. Edhe pse në opinion Valbon Limani promovohet si kandidat për Kryesues të Këshillit Komunal nga radhët e Aleancës për Shqiptarët në Gostivar, marrëveshja mes ASH dhe VMRO-DPMNE për koalicion në zgjedhjet lokale, ka nxjerr në sipërfaqe mashtrimin që Arben Taravari ua bënë shqiptarëve të Gostivarit. Në tubimin e VMRO-DPMNE në Gostivar është zbardhur marrëveshja, kur Kryesues i Këshillit komunal u promovua, Goce Dimovski nga VMRO-DPMNE. Marrëveshja me partinë e Mickovskit parasheh që një drejtor Ndërmarrje Publike, një shkollë e mesme dhe dy fillore në qytet, të drejtohen nga kuadro të partisë së Mickovskit. Edhe një sektor në komunë u është premtuar militantëve të VMRO-DPMNE. Flitet për Sektorin e Urbanizimit. Krahas posteve, VMRO-DPMNE Taravari i ka premtuar edhe 50 punësime në komunë dhe tre ndërmarrjet publike.

Me marrëveshjen e arritur me Partinë Demokratike Turke – TDP, Toka Sot mëson që Taravari u ka premtuar postin e Sekretarit dhe nënkryetarit të komunës, një shef sektori, zëvendësdrektor në tre ndërmarrjet publike dhe nëpërshkolla. Në një shkollë të mesme dhe një fillore, po që se Taravari do të fitonte zgjedhjet do të drejtohen nga kuadro të TDP. Kjo parti, do të fitonte edhe 30 punësime në nivel lokal.

Edhe partia rome, FDR nuk ka kaluar keq me Taravarin. Ky i fundit u ka premtuar 20 punësime, zëvendësdrejtor në NPK Komunalec, drejtor shkolle, shef departamenti në komunë dhe disa pozicione të tjera.

Më të humbura në pazare kanë dalur Alternativa dhe Lëvizja Besa. Kjo e fundit nuk fiton asgjë kundrejt votave, kurse Alternativa do të mbante disa punësime që aktualisht Taravari i mban me kontrata në vepër disa anëtarë të kësaj partie në komunë.

Taravari me çdo kusht tenton të mban postin e kryetarit. Pos që u dha çdo gjë që kërkonin, burimet tona nga terreni pohojnë që Arben Taravari po blen subjektet politike në Gostivar. Informatat e fundit të verifikuara nga burimet tona flasin që Arben Taravari bleu me 50.000 mijë euro partinë rome, FDR. Pazari i fundit është bërë me Partinë Demokratike Turke – PDT.

Burimet tona flasin që Arben Taravari u dha 150.000 euro që kjo parti të hy në koalicion dhe të përkrahë Arben Taravarin në raundin e dytë. Pos që hyri nën kthjetrat e Mickovskit dhe VMRO-DPMNE, Arben Taravari paguan me paratë e taksa paguesve gostivaras partitë e komuniteteve në Gostivar. Pazaret e Taravarit parashikojnë që Kryetar i Këshillit të jetë i VMRO-DPMNE dhe sekretar i komunës nga PDT.

Marketing

TË FUNDIT

Kompania ATS Group e afaristit Shefshet Demirovski shpallet kompani numër 1 me fitim në evenimentin TOP 100

Kompania ATS Group e afaristit Shefshet Demirovski shpallet kompania numër 1 me fitim në evenimentin e TOP 100 kompanive më të suksesshme e organizuar...

Grubi: Gjykata kushtetuese jep dritë të gjelbër për koridorin 8 dhe 10

Zëvendës kryeministri i parë dhe ministër për Sistem politk dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive Artan Grubi sot nëpërmjet rrjetit të tij në Facebook dha një...

Qeveria shkarkon Abdush Demirin nga Agjencioni për Punësim

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut , në mbledhjen e vet të fundit të martën , vendosi që të shkarkojë Abdush Demirin nga...

Bekteshi: Lëshohet zyrtarisht në përdorim sistemi i ri i ndriçimit në Kodrën e Diellit

Tetovë, 08.12.2021 Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi së bashku me ministrin e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor Naser Nuredini dhe me drejtorin e SHA ELEM...

Kryediplomati Osmani pret në takim Lazim Destanin: Prioritet bashkëpunimi

Presidenti i nderit i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare z. Lazim Destani ka zhvilluar një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të...