30.8 C
Skopje

Ali Ahmeti me porosi për Mickovskin: Le ta harrojë Kërçovën, Kërçova është e jona

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti në emisionin “Click Plus” në TV21 ka deklaruar se në 31 Tetor shqiptarët e Kërçovës të mobilizuar edhe nga diaspora do të vulosin fitoren e kreut aktual të komunës, Fatmir Deharit.

Sipas tij, edhe pse lideri i VMRO-së motivon elektroratin e tij ai kurrë nuk mund ta fitojë Kërçovën.

“Mirë është që Mickovski fton që të votohet në Kërçovë. Të ishte tani këtu një politikan tjetër në vendin tim, do të përdorte retorikë nacionaliste, por unë sot nuk do merrem me këtë. Do ti dërgoj vetëm një porosi Mickovskit:” Le ta harrojë Kërçovën, Kërçova është e jona. Fatmir Dehari do të jetë kryetar i saj” – ka thënë Ahmeti.

Marketing