Ali Ahmeti: Unë asnjëherë nuk i jam revanshuar ndonjë politikani

0
238

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në ClickPlus ka folur për liderin e Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi për deklaratat në ClickPlus.

Ka folur për kritikat që Thaçi ia ka thënë Ahmetit në të kaluarën.

Ahmeti duke folur në retrospektivë, tha se është njeri që nuk revanshohet dhe se fal gjynahe.

“Zotëri Thaçin e njoh shumë mirë se sa të gjithë të tjerët…. E përfshi këtu organizimin legal, e njoh nga fundi i 2001, por kam bashkëpunëtor që kam në Kosovës, që kam bashkëpunuar edhe në ilegalitet me zotëri Thaçin. Unë kam pak nostalgji për personat që kanë vepruar në ilegalitet dhe ua fal gjynahet. Zotëri Thaçi ka mësuar shumë… Nëse i kthehemi të kaluarës, më së shumti Thaçi sulme ka bërë kundër meje dhe unë asnjëherë s’jam revanshuar dhe unë gjithmonë kam bërë tolerancën, sepse me të shara, shpifje dhe ofendime nuk mund të qëndrosh në skenën politike. Por sërish kam pasur debat me zotëri Thaçin, sidomos me takimet me ndërkombëtarët. Më kujtohet në krizën më të thellë, në vitin 2016, në një moment pas 4-5 ditësh negociatave mes përfaqësuesve të politikës vendore dhe të ndërkombëtarëve”, tha Ahmeti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here