2.8 C
Skopje

Faton Ahmeti nga sheshi i Tetovës: Më 31 Tetor një herë e përgjithmonë të tregojmë kush ku e ka vendin

Shefi i shtabit komunal të BDI-së për komunën e Tetovës, Faton Ahmeti në fjalimin e tij para qytetarëve sonte ka shprehur se do të triumfojnë ditën e Diel duke siguruar se komuna do të mbetet në duar të sigurta.

“Më 31 Tetor të mobilizohemi si asnjëhërë më parë, të flasim me bindje dhe kompetencë me gjithsecilin, shokë, miqë, dashamirë, familjarë dhe të tregojmë se opsioni i duhur për Tetovën është Teuta Arifi, dhe se BDI bashkë me kryetarin Ali Ahmeti janë garantues të punës dhe përgjegjësisë për Tetovën tonë. Forca jonë buron nga Ju, prandaj me sinqeritetin dhe bindjen e madhe Ju siguroj se fitorja e rradhës do jetë fitore për të gjithë qytetarët e Tetovës, fitore për projektet kapitale dhe fitore për Tetovën Europiane. Më lejoni t’iu shpreh mirënjohjen time të thellë të gjithë bashkëpuntorëve në nivel të Shtabit Komunal, shtabeve vendore, të vendvotimeve, Forumit rinor, Forumit të gruas, për punën dhe kontributin e vyer për organizimin dhe menaxhimin e duhur të shpërndarjes së platformës tonë në çdo vendbanim dhe tek secili qytetarë, për të dëshmuar se ne kemi dijen dhe vizionin për ta bërë qytetin tonë edhe më të mirë. Na mbetet që kështu të bashkuar rreth një qëllimi ta materializojmë me votë platformën tonë dhe me 31 Tetor një herë e përgjithmonë të tregojmë kush ku e ka vendin. Fitorja jonë është fitore e qytetit dhe qytetarëve. Kthim prapa ska, prandaj dil dhe voto me krenari për BDI-në, Ali Ahmetin dhe Teuta Arifin, formacionin që me mençurinë dhe përvojën e tyre gjithmonë kanë bërë diferencën”, ka theksuar Ahmeti.

Marketing

TË FUNDIT

Bekteshi:RMV bën tranzicionin e parë energjetik si shembull për vendet e Ballkanit Perëndimor

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi prezantoi aktivitetet e ndërmarra në fushën e energjetikës në Maqedoninë e Veriut në Mbledhjen e 19-të të Këshillit të...

Besimi: Sistemi tatimor më efikas dhe më i drejtë për rritje të qëndrueshme dhe të përshpejtuar

Ministria e Financave së bashku me Drejtorinë e të Ardhurave Publike vazhdojnë të punojnë në ndërtimin e një sistemi tatimor më efikas dhe më...

S’kanë të ndalur ofendimet e Aleancës ndaj Alternativës

Deri pak kohë më parë në koalicion në frontin e përbashkët opozitarë ndërsa tani situata ka ndryshuar mes dy partive shqiptare Alternativës dhe Aleancës...

Grubi – Geer: Kontesti me Bullgarinë të mbyllet sa më shpejtë, koha për datë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot ka pritur në takim ambasadorin e BE-së në...

Grubi – Kyuchyuk: Falenderim ndaj Bullgarisë për profesionalizmin dhe menaxhimin e situatës

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi i shoqëruar nga eurodeputeti Ilhan Kyuchyuk, ministri i Ekonomisë,...