7.8 C
Skopje

Kandidati opozitar për kryeministër në Hungari nëse fiton zgjedhjet, paralajmëron ekstradimin e Gruevskit

Peter Marki Zay, kandidat për kryeministër në Hungari, i zgjedhur nga opozita, ka paralajmëruar ekstradimin e ish kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski në Maqedoni, normalisht nëse fiton në zgjedhjet parlamentare në Hungari.

Ai shprehet se nëse Orban e humbë forcën vitin e ardhshëm, Gruevski do të përballet me ekstradim. Atje gjithashtu me azil politik qëndrojnë biznesmeni jordanez Zaif Nafa dhe disa të tjerë.

“Nëse Orban e humbë fuqinë vitin e ardhshëm, ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski do të përballet me ekstradim (së bashku me biznesmenin jordanez Zaif Nafa dhe të tjerë)”, ka shkruar në Twitter kandidati opozitar për kryeministër, Marki Zay.

Marki Zay do të jetë kundërkandidat i kryeministrit shumëvjeçar Viktor Orban nga partia konzervative “Fides”. Vet opozitari është kryetar komune konzervativ i një qyteti të vogël në jug të Hungarisë, ndërsa prapa vetes ka mbështetjen e gjashtë partive opozitare. Sipas rejtingjeve aktuale në Hungari, pritet një luftë e ashpër mes partive por nuk ka një favorit për fitore.

Marketing

TË FUNDIT

Escobar kërkon që RMV të nis bisedimet e anëtarësimit

SHBA-të mbështesin fuqishëm integrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, deklaroi zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar, pas...

Në MSP hapet ekspozita për 100 vjetorin e Hasan Prishtinës

Sot në MSP u hap ekspozita e realizuar në bashkëpunim me Institutin për trashëgimi kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve, kushtuar kolosit tonë Hasan Prishtina. “Në...

Grubi: Veprimtaria e Hasan Prishtinës ka lënë gjurmë të pashlyeshme

Shkup, 6 Dhjetor – Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi ka marrë pjesë në ekspozitën...

Bekteshi: Rriten kapacitetet e prodhimit vendor të rrymës (Foto)

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi vazhdon angazhimin e tij maksimal për ta tejkaluar sa më shpejtë krizën energjetike që ka kapluar të gjithë rajonin! Bekteshi...

Grubi – Toman: Negociatat me BE të nisin në fillim të vitit 2022

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhëniet ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi, priti në takim ambasadorin e Republikës Çeke, z. Miroslav...