30.8 C
Skopje

Taravari dhe Kasami, fundosin partitë për ta ngritur veten

Arben Taravari i cili nëpërmjet marrëveshjeve me partitë tjera politike po mundohet ta ngrisë veten dhe të bëhet kryetar i ASH-s, po lë anash dhe nën hije Ziadin Selën duke mos e përfillur në asnjë marrëveshje. Njejtë po vepron edhe Bilall Kasami i cili po gjunjëzohet para çdo partie politike vetëm e vetëm mos ta shfaq dështimin e tij dhe të partisë së tij.

Këto zgjedhje lokale ishin pasqyra më e mirë se si ASH-ja dhe Lëvizja BESA dështuan në marrjen e votave nga qytetarët. Për ta shpëtuar veten këta dy, Taravari dhe Kasami, po fundosin partitë e tyre duke aluduar se marrëveshjet ndërmjet tyre dhe partive tjera duke përfshirë edhe atë maqedonase VMRO-në janë të mira.

Shqiptarët nuk harrojnë se kush ka punuar dhe kush do të udhëheq edhe më tej proceset e mira, e ajo parti e vulosi fitoren edhe këtë herë me 126.000 vota të grumbulluara. Është Bashkimi Demokratik për Integrim që nuk po e humb besimin tek qytetarët. Rritja e votave edhe njëherë flet se sa qytetarët e përkrahin dhe mbështeten në vizionarin Ali Ahmeti.

Marketing