28.8 C
Skopje

Të gjitha ofendimet e Taravarit ndaj Ali Ahmetit dhe votuesve

Duke i parë zhvillimet e fundit të zgjedhjeve lokale në vend, të gjithë jemi të vetëdijshëm për humbjen katastrofale të opozitës shqiptare. Arben Taravari nuk mund ta pranojë humbjen e Aleancës për Shqiptarët edhe përskaj koalicionit me Alternativën dhe VMRO-në.

Taravari nuk është ndalur në këtë fushatë duke ofenduar Ali Ahmetin dhe votuesit me fjalë të rënda të cilat nuk i ngjajnë një kryetari komune, një doktori e më së shumti një njeriu.

Këto janë ofendimet dhe fyerjet të cilat i janë adresuar liderit të shqiptarëve Ali Ahmeti nga ana e Taravarit:

“Ali Ahmeti ka probleme reale shëndetësore”

“BDI-ja ka një hermafrodi”

“Bashkimi i të gjithë fajdexhive”

“Janë njerëzit e bandave, janë fosila politik”

“Ai është i kriminalizuar skajshmërisht”

Këto janë vetëm disa nga ofendimet të cilat i janë bërë liderit të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut e më gjerë, Ali Ahmetit nga ana e Taravarit vetëm në këto zgjedhje lokale 2021. Ne të gjithë e dimë se asnjëherë Ali Ahmeti nuk ka ofenduar oponentët politik edhe përkundër lëvizjes së numrit të votuesve të cilët kanë qenë më herët në BDI.

Ali Ahmeti dhe votuesit e BDI-së nuk janë ashtu siç i quan Taravari dhe të tjerët të cilët sot janë në anën e Taravarit e dikur ishin armiqt më të mëdhenj të Taravarit.

Marketing