7.8 C
Skopje

T’fala kërçovarëve nga “Ismail Qemali”

” Shqiptari nuk e ka zakon ta shes shqiptarin” është kjo ajo thënia epike e të madhit Ismail Qemali që ngre peshë gjithë zemrat që rrahin shqip. Kohët mund të ndryshojnë, por jo edhe historia shqiptare që në thelb mbetet e njëjta. Shqiptarët shumë gjëra i kanë fituar me sakrifica të mëdha në betejat e përgjakshme, por atë që e kanë fituar në luftëra të ashpra shpesh e kanë humbur më pas nga nxitjet e të tjerëve plot prapaskena e kurthe duke futur inatet mes njëri-tjetrit dhe urrejtjen për kauza të huaja.

Sepse për ta sunduar një popull më parë është ta përçash atë. E diela është afër dhe nëse ka një thënie, një mesazh që të shkojë deri në mendjet dhe zemrat e çdo shqiptari të madh , pra ai mesazh uniteti si i Ismail Qemalit në filmin “Nëntori i dytë”, është KËRÇOVA.

Ai qytet duhet të mbetet i shqiptarëve dhe kështu do ndodhë edhe kësaj here. Ai është vendi ku nisi çdo lëvizje shqiptare, çdo mision fisnik, çdo qëllim i madh kombëtarë dhe natyrisht ata nuk do lejojnë që Uskana e shtrenjtë të bie në duart e atyre që lëvizën çdo gurrë për ta rimarr.

Uskana nuk është vetëm e Fatmir Deharit, por është më shumë se kaq. Ai qytet është ëndrra e martirëve, ëndrra e çdo atdhetari që e kanë mbrojtur kur ka qenë edhe më keq. Uskana nuk është një qytet inatesh dhe mërish me njëri-tjetrin por është ideali i pastër shqiptarë, një barrikadë që kurrë nuk thyhet aq lehtë sa çmendojnë të tjerët që duan t’ia marrin krenarinë, lavdinë. E diela e fitores së madhe është afër. Ajo është dita e një fitoreje shqiptare atje në vigjilje të festave të nëntorit. Dita mund të bëhet më e shkurtër për një orë por akrepat e fitores do ta bëjnë më të gjatë ditën e fitores .

E hëna Uskanën do ta gjej sërish Kuq e Zi. Tjetër ngjyrë nuk i shkon atij qyteti. Flamujt tjerë nuk e kanë të njëjtën madhështi.

Si ka duruar flamujt politik ai vend. Kurrë Ismail Qemali i madh më parë i bashkoi shqiptarët, edhe ata që ishin të ndarë mbase pa dashje dhe më pas shpalli pavarësinë e një vendi të vuajtur që kishte qenë gjithnjë shënjestra e armiqve për ta copëtuar atë. Duke i përçarë së jashtmi, i kanë sunduar gjithnjë përbrenda, ua kanë marrë lirinë , jetën, çdo gjë. Dhe ja çuditërisht ky amanet më shumë se kurrë i shkon Uskanës sonë shqiptare. Atij qyteti që të dielën me zemër, të dielën pa dallim , bindjesh, feje, ngjyre politike, por të bashkuar ta fitojnë Kërçovën dhe t’ia lënë rrjedhën të ardhmes.

Kërçovaret s’ka mundur kush ti blej kurrë.

Ata e dëshmuan që ditën kur e fituan atë qytet, të pagjunjëzuar, të mobilizuar, të ardhur nga gjithandej për ta mposhtur atë që nuk është shqiptare.

Tani është koha e fitores së tretë, më të madhe nga ç’mund të imagjinohet sepse Kërçova ishte, është dhe do mbetet e shqiptarëve dhe e Fatmir Deharit.

Marketing

TË FUNDIT

Escobar kërkon që RMV të nis bisedimet e anëtarësimit

SHBA-të mbështesin fuqishëm integrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, deklaroi zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar, pas...

Në MSP hapet ekspozita për 100 vjetorin e Hasan Prishtinës

Sot në MSP u hap ekspozita e realizuar në bashkëpunim me Institutin për trashëgimi kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve, kushtuar kolosit tonë Hasan Prishtina. “Në...

Grubi: Veprimtaria e Hasan Prishtinës ka lënë gjurmë të pashlyeshme

Shkup, 6 Dhjetor – Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi ka marrë pjesë në ekspozitën...

Bekteshi: Rriten kapacitetet e prodhimit vendor të rrymës (Foto)

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi vazhdon angazhimin e tij maksimal për ta tejkaluar sa më shpejtë krizën energjetike që ka kapluar të gjithë rajonin! Bekteshi...

Grubi – Toman: Negociatat me BE të nisin në fillim të vitit 2022

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhëniet ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi, priti në takim ambasadorin e Republikës Çeke, z. Miroslav...