7.8 C
Skopje

Zaev: Jo zgjedhje të reja/ Pas dorëheqjes, Maqedonia e Veriut me kryeministër tjetër

Pas fitores bindëse të opozitës në zgjedhjet lokale të Maqedonisë së Veriut, kryeministri Zoran Zaev dha dorëheqjen si nga posti i kryeministrit, ashtu dhe nga ai i liderit të LSDM-së.

VMRO-DPMNE shpalli fitoren në 20 nga 44 komuna ku u votua në raundin e dytë. LSDM-ja fitoi në tetë, shtatë i fitoi BDI. Lëvizja Besa fitoi dy komuna, dhe Aleanca për Shqiptarët fitoi Gostivarin dhe Dibrën. Në ndaljen e parë publike pasi u mësua rezultati i zgjedhjeve, Zaev përgëzoi kundërshtarët për fitoren.

Ai mori përsipër përgjegjësinë e plotë për këtë humbje politike, dhe shtoi se do të qëndrojë ende në krye të ekzekuviti për aq sa do të jetë e nevojshme në mënyrë që të ndihmojë në riorganizimin e qeverisë së re, por u shpreh kundër zgjedhjeve të parakohshme duke thënë se do të mbështesë një ekzekutivi të ri të drejtuar socialdemokratët me një kryeministër tjetër. Lideri opozitar, Hristijan Mickoski, insistoi për zgjedhje të reja parlamentare me pretendimin se qeverisja aktuale është delegjitimuar dhe ky është një realitet i cili sipas tij, nuk mund te mohohet. Ali Ahmeti pranoi humbjen në Tetovë e Gostivar, ndërsa tha se zgjedhjet u zhvilluan sipas të gjitha standardeve demokratike.

Në Tetovë Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami që garoi për kryetar komune, triumfoi përballe kandidatës së BDI-së Teuta Arifi . Afrim Gashi, kryetar i partisë Alternativa, e cila në zgjedhjet lokale ishte në koalicion me Aleancën për Shqiptarët thotë se ndjehet krenar për të gjithë fushatën edhe aktivitetin që e kanë bërë, dhe u shpreh i bindur për ndryshime në skenën politike.

Marketing

TË FUNDIT

Escobar kërkon që RMV të nis bisedimet e anëtarësimit

SHBA-të mbështesin fuqishëm integrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, deklaroi zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar, pas...

Në MSP hapet ekspozita për 100 vjetorin e Hasan Prishtinës

Sot në MSP u hap ekspozita e realizuar në bashkëpunim me Institutin për trashëgimi kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve, kushtuar kolosit tonë Hasan Prishtina. “Në...

Grubi: Veprimtaria e Hasan Prishtinës ka lënë gjurmë të pashlyeshme

Shkup, 6 Dhjetor – Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi ka marrë pjesë në ekspozitën...

Bekteshi: Rriten kapacitetet e prodhimit vendor të rrymës (Foto)

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi vazhdon angazhimin e tij maksimal për ta tejkaluar sa më shpejtë krizën energjetike që ka kapluar të gjithë rajonin! Bekteshi...

Grubi – Toman: Negociatat me BE të nisin në fillim të vitit 2022

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhëniet ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi, priti në takim ambasadorin e Republikës Çeke, z. Miroslav...