7.8 C
Skopje

Maqedoni e Veriut: Partnerët nuk pranojnë dorëheqjen e Zaevit

Përfaqësues të partive politike, që përbëjnë shumicën parlamentare, kanë shprehur në takimin me kryeministrin Zaev mbështetje për qeverinë. Ata kanë konfirmuar se shumica parlamentare është stabile dhe përgjegjëse ndaj së ardhmes së shtetit.

Partnerët e koalicionit kanë kërkuar nga kryeministri Zaev të rishqyrtojë vendimin e tij për dorëheqje nga funksioni i kryeministrit si dhe nga pozita e kryetarit të partisë. Në takimin e partnerëve të koalicionit qeveritar është konstatuar se nuk janë të nevojshme zgjedhje të parakohshme parlamentare, sepse ato vetëm se do ta futnin vendin në krizë politike, ekonomike dhe do t’i frenonin proceset e integrimeve evropiane.

Grubi: Dorëheqja e Zaevit e ngutur

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi në takimin me përfaqësuesit e partive të shumicës parlamentare ka vlerësuar se është rënë dakord për vazhdimin e politikave qeveritare.

“Të gjithë bashkërisht dhamë njëzëri përkrahje për shumicën parlamentare, për programin e Qeverisë dhe vazhdimin e politikave qeveritare, në veçanti në aspektin e integrimit europian, të reformave, aspektin e sigurisë dhe siguruam kryeministrin Zaev, ne dhe partnerët e tjerë të koalicionit, se jemi njëzëri në mbështetje të politikave qeveritare”, ka deklaruar Artan Grubi.

Petkovski: Qeveria të vazhdojë punën

Në shumicën parlamentare mbetet edhe PSD e Tito Petovski. Ai është i mendimit se vendit nuk i nevojiten zgjedhje të parakohshme parlamentare, por përbërje e re qeveritare nga partitë politike në pushtet.

“Mbështesim shumicën parlamentare me pjesëmarjen tonë në këtë qeveri. Tani duhet të arrijmë marrëveshje se si do t‘i vazhdojmë procedurat për përbërjen e re qeveritare, sepse kryeministri dha dorëheqjen dhe sipas Kushtetutës, me automatizëm bie e gjithë qeveria”, u shpreh Tito Petkovski, kryetar i PSD-së.

Hoxha: Kjo qeveri duhet të vazhdojë mandatin e marrë

Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha vlerëson se në këtë situatë politike zgjedhjet e parakohshme eventuale do të kishin komplikuar akoma më tepër aspektin ekonomik, social, shëndetësor dhe të sigurisë.

“Zaevi ka dhënë dorëheqje në formë publike. Lutja jonë është që të ketë kujdes për hapësirën kohore që krijohet, sepse mundet të sjellin pasoja të tjera që mund të vështirësojnë proceset”, ka deklaruar Arjanit Hoxha nga Lëvizja Besa.

Thaçi: Gjendja do të kthehet në normalitet

Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së vlerëson se nuk pret diçka dramatike, se situata nuk do të ndryshojë dhe se gjendja do të kthehet aty ku ishte para tre javëve.

“Dorëheqja është vendimi gabuar, përgjegjësitë janë të mëdha. Ku kemi qenë para gjashtë viteve. Janë bërë shumë punë dhe për këtë kemi shumë aleatë tanë. Ndoshta unë jam më i vogli me kontributin në Qeveri, por edhe unë kam dhënë kontribut si parti për të arritur deri këtu”, shprehet lideri i PDSH-së Menduh Thaçi.

VMRO-DPMNE-ja dorëheqjen e Zaevit e quan dorëheqje “facebook”-u.

Dorëheqja e kryeministrit Zaev nga pozita e kryeministrit dhe e kryetarit të LSDM-së është akoma dorëheqje facebooku. Ajo akoma nuk është dorëzuar zyrtarisht te institucioni ku duhet të dorëzohet, te Kuvendi. Kryetari i VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickovski ka deklaruar më herët se Zaevi duhet ta pranojë realitetin, të pranojë mesazhin e popullit dhe të largohet.

Nga kabineti i kryetarit të Parlamentit konfirmojnë se ende nuk ka arritur zyrtarisht dorëheqja e kryeministrit Zaev.

Marketing

TË FUNDIT

Grubi: Gjykata kushtetuese jep dritë të gjelbër për koridorin 8 dhe 10

Zëvendës kryeministri i parë dhe ministër për Sistem politk dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive Artan Grubi sot nëpërmjet rrjetit të tij në Facebook dha një...

Qeveria shkarkon Abdush Demirin nga Agjencioni për Punësim

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut , në mbledhjen e vet të fundit të martën , vendosi që të shkarkojë Abdush Demirin nga...

Bekteshi: Lëshohet zyrtarisht në përdorim sistemi i ri i ndriçimit në Kodrën e Diellit

Tetovë, 08.12.2021 Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi së bashku me ministrin e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor Naser Nuredini dhe me drejtorin e SHA ELEM...

Kryediplomati Osmani pret në takim Lazim Destanin: Prioritet bashkëpunimi

Presidenti i nderit i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare z. Lazim Destani ka zhvilluar një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të...

Zejd në Click plus: Në zgjedhje lokale VMRO-së ia pa hajrin vetëm Taravari

Skender Rexhepi-Zejdi në ClickPlus në TV21 tha se ALternativa nuk ka pasur dobi nga marrëveshja për bashkëpunim me VMRO-DPMNE-në në zgjedhjet lokale. “-A ia patë...