7.8 C
Skopje

Mickoski i ‘ashpër’ me kryetarët e rinj të komunave, ka dy fjalë për ta

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, u ka bërë me dije kryetarëve të sapo zgjedhur të komunave nga radhët e VMRO-DPMNE-së se nuk do i lejojë të qëndrojnë këmbë mbi këmbë por se duhet të përvjelin mëngët dhe të punojnë në interes të qytetarëve.
Ai u bëri me dije që të harrojnë privilegjet që sjellë funksioni dhe duhet të dalin në teren për t’i zgjidhur hallet e qytetarëve.

“Harrojini privilegjet që i sjellë funksioni, përvjelni mëngët dhe nga nesër në punë! Kolltuqet tuaja zëvendësoni me dalje në teren, punë me qytetarët dhe zgjidhjen e problemeve.

Harroni tenderët e fshehta dhe marrëveshjet në katër sy. Asnjëherë mos harroni prej ku vijmë!”, porositi kështu Hristijan Mickoski.

Ai shtoi se nga ai mund të presin miqësi por edhe kritika.

“Unë do të jem miku juaj më i mirë, por edhe kritikuesi më i madh. Ky popull meriton dhe duhet të shohë rezultat dhe dallim. Ata njerëz duhet ta dinë se qëndroj pas çdo fjale timen. Kemi shumë punë dhe duhet të sjellim rezultate. Nuk duhet t’i tradhtojmë. Ky është një besim i madh dhe duhet ta respektojmë”, tha Mickoski.

Marketing

TË FUNDIT

Grubi: Gjykata kushtetuese jep dritë të gjelbër për koridorin 8 dhe 10

Zëvendës kryeministri i parë dhe ministër për Sistem politk dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive Artan Grubi sot nëpërmjet rrjetit të tij në Facebook dha një...

Qeveria shkarkon Abdush Demirin nga Agjencioni për Punësim

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut , në mbledhjen e vet të fundit të martën , vendosi që të shkarkojë Abdush Demirin nga...

Bekteshi: Lëshohet zyrtarisht në përdorim sistemi i ri i ndriçimit në Kodrën e Diellit

Tetovë, 08.12.2021 Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi së bashku me ministrin e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor Naser Nuredini dhe me drejtorin e SHA ELEM...

Kryediplomati Osmani pret në takim Lazim Destanin: Prioritet bashkëpunimi

Presidenti i nderit i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare z. Lazim Destani ka zhvilluar një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të...

Zejd në Click plus: Në zgjedhje lokale VMRO-së ia pa hajrin vetëm Taravari

Skender Rexhepi-Zejdi në ClickPlus në TV21 tha se ALternativa nuk ka pasur dobi nga marrëveshja për bashkëpunim me VMRO-DPMNE-në në zgjedhjet lokale. “-A ia patë...