7.8 C
Skopje

Universiteti i Tetovës dhe Universiteti Uludag thellojnë bashkëpunimin

Një delegacion nga Universiteti Uludag nga Republika e Turqisë, më 3 nëntor 2021, qëndroi për vizitë në Universitetin e Tetovës. Delegacioni turk udhëhiqej nga prorektori prof. dr. Irfan Kirishtioglu i shoqëruar nga koordinatorja për bashkëpunim me projektet universitare (Mevlana, Erasmus+), prof. dr. Bashak Ajdem Çiftçioglu, sekretari i përgjithshëm, Osman Dikmen dhe përgjegjësi i administratës për studentët e huaj, Bylent Albajrak. Ata fillimisht zhvilluan një takim të përbashkët pune me prorektorin për bashkëpunim ndërkombëtar të Universitetit të Tetovës, prof. dr. Shefik Shehu, dekanin e Fakultetit Filozofik, prof.dr. Ibish Kadriu, përgjegjësin për ECTS dhe udhëheqës i zyrës për doktoraturë, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti dhe mësimdhënësit e Filologjisë Orientale, Prof. Dr. Sulejman Baki dhe Doc.Dr. Zejni Mazllami.

Prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar i UT-së prof. dr. Shefik Shehu fillimisht i falënderoi mysafirët për vizitën që i kanë bërë Universitetit tonë dhe në pika të shkurtra prezantoi rrugëtimin e Universitetit tonë ndër vite që nga koha e themelimit në vitin 1994 e deri në ditët e sotme. Ai veçoi se Universiteti ynë tashmë është shndërruar në vatër të rëndësishme të arsimit të lartë në gjuhën shqipe në Republikën tonë. Veç kësaj prorektori Shehu theksoi se përveç procesit mësimor – shkencor, Universiteti i Tetovës bashkëpunon me shumë universitete nga Republika e Turqisë, në mesin e të cilëve edhe me Universitetin Uludag, si njëri nga universitet më të mëdha dhe më të rëndësishme. Ai më tej shtoi se është e domosdoshme nevoja e thellimit të këtij bashkëpunimi, në radhë të parë në fushën e shkëmbimit të studentëve përmes Erasmus+ dhe projekteve të përbashkëta akademike, të cilat do të ndihmonin jo vetëm studentët por edhe stafin akademik.
Ndërsa prorektori i Universitetit Uludag, Prof. Dr. İrfan Kirishtioglu, falënderoi udhëheqësin e Universitetit për mikpritjen dhe korrektësinë që kanë treguar deri më tani në aktivitetet dhe projektet e përbashkëta që dy universitet tona i kanë realizuar në sferën arsimore, por edhe atë të kërkimit shkencor. Mes tjerash ai tha se edhe Universiteti Uludag dëshiron që të vazhdojë bashkëpunimin me UT-në edhe në të ardhmen dhe së bashku të realizojmë shumë projekte të cilat do të mirëpriten nga studentët dhe njëkohësisht do u japin mundësi të shumta atyre në arritjen e qëllimeve dhe formimin e tyre profesional.

Në shenjë respekti, mirënjohjeje dhe falënderimi, prof. dr. Shefik Shehu ua dhuroi mysafirëve një plaketë dhe disa nga numrat e veçantë të revistave shkencore që botojnë njësitë akademike të Universitetit të Tetovës. Më pas delegacioni i Universitetit Uludag vizitoi hapësirat e Fakultetit Filozofik, ku u pritën nga dekani prof. dr. Ibish Kadriu dhe shefi i programit studimor të Filologjisë Orientale, prof. dr. Adnan Ismaili.

Me këtë rast dekani i Fakultetit Filozofik, prof. dr. Ibish Kadriu u shpreh i kënaqur me bashkëpunimin që deri më tani kemi pasur me Universitetin Uludag, duke përmendur edhe përvojën pozitive të programit studimor Filologji Orientale, i cili që nga themelimi ka pasur një bashkëpunim të ngushtë dhe të frytshëm me këtë Universitet.

Marketing

TË FUNDIT

Grubi: Gjykata kushtetuese jep dritë të gjelbër për koridorin 8 dhe 10

Zëvendës kryeministri i parë dhe ministër për Sistem politk dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive Artan Grubi sot nëpërmjet rrjetit të tij në Facebook dha një...

Qeveria shkarkon Abdush Demirin nga Agjencioni për Punësim

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut , në mbledhjen e vet të fundit të martën , vendosi që të shkarkojë Abdush Demirin nga...

Bekteshi: Lëshohet zyrtarisht në përdorim sistemi i ri i ndriçimit në Kodrën e Diellit

Tetovë, 08.12.2021 Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi së bashku me ministrin e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor Naser Nuredini dhe me drejtorin e SHA ELEM...

Kryediplomati Osmani pret në takim Lazim Destanin: Prioritet bashkëpunimi

Presidenti i nderit i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare z. Lazim Destani ka zhvilluar një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të...

Zejd në Click plus: Në zgjedhje lokale VMRO-së ia pa hajrin vetëm Taravari

Skender Rexhepi-Zejdi në ClickPlus në TV21 tha se ALternativa nuk ka pasur dobi nga marrëveshja për bashkëpunim me VMRO-DPMNE-në në zgjedhjet lokale. “-A ia patë...