10.8 C
Skopje

LIVE: Grubi pyet Ahmetin: Ça po bon? Po pi duhon!

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi sonte ka realizuar konsultim përmes internetit me kryetarin Ali Ahmeti.

Grubi në faqen e tij zyrtare në facebook ka shpalosur një pjesë të bisedës me kryetarin Ahmeti.

Ky është statusi i plotë në facebook i Grubit:

E pyeta: Ç’bon? Më tha qe, po pi duhon!

Vendi ka nevojë për stabilitet, siguri, qëndrueshmëri, parashikueshmëri si dhe vazhdueshmëri të rrugës europiane dhe reformuese, korridorin 8 me autostradë nga Bllaca deri në Qafë Thanë, gasifikim, dixhitalizim, hekurudhë deri në Durrës, menaxhim të mbeturinave, rregullim të ujërave, malin Sharr park kombëtar, vende të reja të punës, zhvillim ekonomik, dhe realizim të pritshmërive të qytetarëve në përgjithësi

Shërbimi publik është bekim, ti shërbesh qytetarit është nderë dhe përgjegjësi.

Çfarë trashëgimie do ti lëmë qytetarëve dhe fëmijëve tanë, cilat gjurmë do ti lëmë pas nesh, çka do të flitet për ne pasi që ne të largohemi, këto janë pyetjet për të cilat duhet ta dijmë përgjigjen para se ta nisim shërbimin publik.

Prandaj, në çdo proces, por më së shumti në jetë, nuk duhet menduar fillimi, por fundi.

Bashkë përgjithmonë.

Marketing

TË FUNDIT

Grubi – Geer: Kontesti me Bullgarinë të mbyllet sa më shpejtë, koha për datë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot ka pritur në takim ambasadorin e BE-së në...

Grubi – Kyuchyuk: Falenderim ndaj Bullgarisë për profesionalizmin dhe menaxhimin e situatës

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi i shoqëruar nga eurodeputeti Ilhan Kyuchyuk, ministri i Ekonomisë,...

Kastriot Rexhepi në konferencë rajonale për Ballkanin Perëndimor

Deputeti nga Lëvizja Besa Kastriot Rexhepi sot mori pjesë në një konferencë rajonale ku të ftuar ishin Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi,...

Ahmeti – Kyuchyuk: Datë për negociata sa më shpejtë, gati për kompromis

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti sot ka pritur në takim eurodeputetin bullgar, Ilhan Kyuchyuk. Eurodeputeti Kyuchyuk i ka shprehur ngushëllime kryetarit...

Kryeparlamentari malazez viziton Shkupin

Kryeparlamentari malazez në Shkup. Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi sot do të jetë nikoqir i kolegut malazez Aleksa Beçiq. Xhaferi dhe Beçiq do të realizojnë takim...