Profesori universitar ka komentuar ngjarjet e fundit në Maqedoninë e Veriut ku ndodhi një koalicion mes partive politike shqiptare ASH-AAA dhe BESA mes VMRO-së dhe LEVICA-s.
Profesori Kalisi thotë se BESA dhe ASh tani më janë produkt i tradhëtive.
“Nese do isha shqiptar i Maqedonise dhe te kisha mundesi te zgjidhja ndermjet dy opsioneve per te lidhur koalicione me BDI apo me ASH+BESA, padyshim do zgjidhja opsionin BDI. Per nje arsye logjike fare te thjeshte edhe Besa e tanishme edhe ASH ja jane produkt i tradhetive. Njehere nese tradheton, pse te mos e besh perseri?!” ka shkruar Kalisi.
Ndryshe sot kanë reaguar shumë figura politike dhe opinionist të vendit dhe rajonit pas koalicionit duke e quajtur koalicion i LEVIC-ës e dikush koalicion i turpit./TS/