7.8 C
Skopje

Tërmkolli: A po shkon RMV drejt Ç’NJOHJES SË Kosovës dhe largimit nga NATO

Ish deputetja dhe ish ministrja e LDK-së në Kosovë, Melihate Tërmkolli ka shfaqur dhe alarmuar shqetësimet e saj lidhur me koalicionin e ri të formuar në RMV, duke u shqetësuar jashtëzakonisht shumë lidhur me çnjohjen e Republikës së Kosovës dhe largimit nga NATO.

Postimi i Tërmkollit:

A po shkon Maqedonia e Veriut drejt ç’njohjes së Kosovës dhe largimit nga NATO!Pas dorëheqjes së kryeministrit Zaev, një koalicion i mundshëm i VMRO-DPMNE me opozitën shqiptare dhe të majtën në Maqedoninë e Veriut rrezikon seriozisht raportet me Kosovën dhe me NATO-n, përderisa programi i tyre është ç’njohja e Kosovës shtet dhe largimi nga NATO. Bashkimi i partive opozitare shqiptare në këtë koalicion, veçanërisht me të majtën atje, përbën shqetësim serioz për interesat e Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi. Luftimi i Ali Ahmetit nuk guxon të shëndërrohet në dëmtimin e interesave kombëtare të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe as të Kosovës. #MT

Marketing

TË FUNDIT

Grubi: Gjykata kushtetuese jep dritë të gjelbër për koridorin 8 dhe 10

Zëvendës kryeministri i parë dhe ministër për Sistem politk dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive Artan Grubi sot nëpërmjet rrjetit të tij në Facebook dha një...

Qeveria shkarkon Abdush Demirin nga Agjencioni për Punësim

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut , në mbledhjen e vet të fundit të martën , vendosi që të shkarkojë Abdush Demirin nga...

Bekteshi: Lëshohet zyrtarisht në përdorim sistemi i ri i ndriçimit në Kodrën e Diellit

Tetovë, 08.12.2021 Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi së bashku me ministrin e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor Naser Nuredini dhe me drejtorin e SHA ELEM...

Kryediplomati Osmani pret në takim Lazim Destanin: Prioritet bashkëpunimi

Presidenti i nderit i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare z. Lazim Destani ka zhvilluar një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të...

Zejd në Click plus: Në zgjedhje lokale VMRO-së ia pa hajrin vetëm Taravari

Skender Rexhepi-Zejdi në ClickPlus në TV21 tha se ALternativa nuk ka pasur dobi nga marrëveshja për bashkëpunim me VMRO-DPMNE-në në zgjedhjet lokale. “-A ia patë...