5.8 C
Skopje

Distancimi nga koalicioni LEVICA është akt patriotik

Paralajmërimi për formimin e një qeverie të re me parti ekstreme si Levica u pa se nuk është i pranueshëm për të gjithë duke vërshuar me komente të ashpra, madje edhe nga vetë mbështetës të partive shqiptare që janë pjesë e këtij skenari. Qytetarët dhe jo vetëm, u pa se me asnjë kusht nuk e pranojnë një qeveri të tillë që nuk ka legjitimitet, bëhet për pazare të ulëta dhe pushtet pa asnjë kusht dhe pa platformë nga subjektet shqiptare shkruan TetovaSot .

U pa qartë se në fotografinë e asaj tavoline pazaresh shumë prej partiçkave të vogla u bënë pjesë e turpit për të sjellë në pushtet forcat nacionaliste maqedonase dhe rikthimin e një regjimi të ri .

Reagimet e shumta në rrjetet sociale e quajtën këtë koalicion me Levicën si një vetëvrasje politike dhe hiç më shumë ato parti dhe individë që kanë bërë ortakëri me Mickovskin do të marrin dënimin në zgjedhjet që vijnë.
Por derisa bëhen këto zhvillime dramatike në skenën politike për të larguar forcat pro evropiane dhe të kthejnë ato nacionaliste që do ta dërgojnë vendin prapa, akoma ka kohë që shumë protagonistë, më saktë deputetë, të distancohen nga ky skenarë sepse ata me këtë bëjnë një akt patriotik.

Me këtë akt të tyre, ata do të ngrejnë personalitetin e tyre dhe do ta kthejnë më dinjitetshëm atë duke ia prerë rrugën një tentimi për të përmbysur ëndrrën evropiane të një vendi që aspiron të shkojë atje. Vendi ka nevojë për procese të mëdha dhe jo momente emocionale dhe kurthe, për të rikthyer në skenën politike forca të errëta që se si kanë qeverisur, të gjithë e dijnë tashmë.

Shumë nga të zgjedhurit e popullit kanë akoma kohë për të reflektuar dhe ta kthejnë stabilitetin politik që u ndërtua me shumë sakrifica për të bashkuar vendin drejt proceseve eurointegruese dhe jo për ta ndarë skjashmërisht përmes Koalicionit Levica kur dihen qëndrimet anti Nato, anti Kosovë, anti gjuhë, anti BE dhe shumë e shumë të tjera.

Në vijë të këtyre zhvillimeve dramatike në Maqedoninë e Veriut pati reagime të shumta gjithandej nga Shqipëria e Kosova, media të ndryshme që po e trajtonin rikthimin e nacionalistëve në pushtet, poashtu pati edhe reagime nga shoqëria civile, gazetarë të shumtë, opinionistë etj.

Marketing

TË FUNDIT

Grubi – Geer: Kontesti me Bullgarinë të mbyllet sa më shpejtë, koha për datë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot ka pritur në takim ambasadorin e BE-së në...

Grubi – Kyuchyuk: Falenderim ndaj Bullgarisë për profesionalizmin dhe menaxhimin e situatës

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi i shoqëruar nga eurodeputeti Ilhan Kyuchyuk, ministri i Ekonomisë,...

Kastriot Rexhepi në konferencë rajonale për Ballkanin Perëndimor

Deputeti nga Lëvizja Besa Kastriot Rexhepi sot mori pjesë në një konferencë rajonale ku të ftuar ishin Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi,...

Ahmeti – Kyuchyuk: Datë për negociata sa më shpejtë, gati për kompromis

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti sot ka pritur në takim eurodeputetin bullgar, Ilhan Kyuchyuk. Eurodeputeti Kyuchyuk i ka shprehur ngushëllime kryetarit...

Kryeparlamentari malazez viziton Shkupin

Kryeparlamentari malazez në Shkup. Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi sot do të jetë nikoqir i kolegut malazez Aleksa Beçiq. Xhaferi dhe Beçiq do të realizojnë takim...