5.8 C
Skopje

A duhet shqiptarët të shkojnë me Levicën dhe VMRO-në kundër NATO-s, Evropës dhe Marrëveshjes së Ohrit?

Një gabim i madh ose një lëvizje e pamenduar e tre partive shqiptare Aleanca, Alternativa dhe Besa kanë bërë që shumë shqiptarë të revoltohen me këto tre parti. ASH-AAA-BESA bënë marrëveshje me VMRO-në dhe Levicën për ta rrëzuar Qeverinë e cila udhëhiqet nga LSDM-BDI si parti më të mëdha.

Shqiptarët e duan NATO-n, BE-në dhe e përkrahin Marrëveshjen e Ohrit ndërsa partitë anti-shqiptare si VMRO-ja dhe Levica e megjithatë kjo e dyta e cila është shfaqur haptazi kundër NATO-s, Evropës dhe Marrëveshjes së Ohrit ka bërë që shqiptarët të revoltohen shumë me tre partitë shqiptare të cilat e bënë këtë “Koalicion të turpit” siç po quhet në opinion.

E ardhmja e shqiptarëve është me NATO-n me BE-në dhe gjithmonë me aleatët tanë të përhershëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shqiptarët nuk kanë vota për të dhënë për VMRO-në dhe Levicën. Vota e shqiptarëve në rast se kalon në këto dy parti atëherë do të rikthehet “Gruevizmi”, do të kemi ngecje në rrugëtimin drejt BE-së, probleme me shtetet fqinje dhe destabilizim të situatës. Me një fjalë do të kemi varrosje të punëve të mira të cilat janë kryer deri më sot.

Pra, shqiptarët duhet të mendojnë mirë se kujt po ia besojnë udhëheqjen e shtetit. Ku po e japim votën e tyre dhe kë duhet ta mbështesin për t’i ecur proceset madhore të shtetit dhe interesat e përbashkët në të mirë të të gjithëve.

Marketing

TË FUNDIT

Grubi – Geer: Kontesti me Bullgarinë të mbyllet sa më shpejtë, koha për datë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot ka pritur në takim ambasadorin e BE-së në...

Grubi – Kyuchyuk: Falenderim ndaj Bullgarisë për profesionalizmin dhe menaxhimin e situatës

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi i shoqëruar nga eurodeputeti Ilhan Kyuchyuk, ministri i Ekonomisë,...

Kastriot Rexhepi në konferencë rajonale për Ballkanin Perëndimor

Deputeti nga Lëvizja Besa Kastriot Rexhepi sot mori pjesë në një konferencë rajonale ku të ftuar ishin Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi,...

Ahmeti – Kyuchyuk: Datë për negociata sa më shpejtë, gati për kompromis

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti sot ka pritur në takim eurodeputetin bullgar, Ilhan Kyuchyuk. Eurodeputeti Kyuchyuk i ka shprehur ngushëllime kryetarit...

Kryeparlamentari malazez viziton Shkupin

Kryeparlamentari malazez në Shkup. Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi sot do të jetë nikoqir i kolegut malazez Aleksa Beçiq. Xhaferi dhe Beçiq do të realizojnë takim...