5.8 C
Skopje

Kriza për qeverinë në Shkup, Thaçi në “ABC”: Zaevi, skenari rus dhe loja e keqe e partive shqiptare

Pas dorëheqjes së kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, opozita po forcon përpjekjet për të ardhur në pushtet. Kreu i saj, Hristjan Mickoski u shpreh se kemi shumicën parlamentare. Por cfarë po ndodh në Shkup? Për të folur për situatën politike në Maqedoninë e Veriut, gazetarja Juli Xhokaxhi zhvilloi një intervistë me kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi. Ai u shpreh se është i sigurt që pavarësisht se cfarë deklaron opozita, qeverinë do ta drejtojë sërish Zoran Zaev. Thaçi kritikoi ashpër partitë shqiptare që i janë bashkuar opozitës maqedonase.

A është Maqedonia e Veriut në krizë?

Në një kohë të gjatë sidomos në 30 vitet e fundit, Maqedonia vijon që të mbesë eksperimenti i përplasjes mes SHBA dhe Rusisë dhe herë pas herë edhe Kinës dhe të tjerëve. Situata në Bosnje dhe Mal të Zi, pritej që të destabilizohej edhe në Maqedoni. Unë jam optimist, nuk mendoj se do të ketë ndryshim të qeverisjes, teatër i radhës i opozitës maqedonase me eksperimentin e majtë me dy deputetë dhe prej disa partive të vogla të shqiptarëve që u paraqitën në skenën politike para 5-6 viteve. Mendoj se kjo situatë do të zhvillohet në atë mënyrë, që edhe po të ketë parashtrim të opozitës për shkarkimin e qeverisë. Edhe ata (Mickoski) kanë pranuar se nuk kanë 61 deputetë. Por edhe nëse kryeministri jep dorëheqjen, mandatari do të jetë i kësaj shumice. Nuk është e lehtë. Partitë shqiptare që janë futur në këtë lojë të keqe, të një skenari rus, shpejt do të tërhiqen.

Pse do i interesonte Serbisë të trazonte ujërat në Maqedoni kur duket se Vuçiç dhe Zaev e kanë gjetur gjuhën?

Serbët tjetër flasin dhe tjetër bëjnë dhe kjo është e njohur me shekuj dhe po ashtu edhe Vucic. Ata janë pas qeverisjes së Malit të Zi, iniciuesit e destabizlizuesit të Bosnjës dhe me Maqedoninë të tregojnë forcën për të kushtëzuar SHBA-në dhe BE. Edhe vetë kryeministri i dorëhequr e përmendi se përveç lojërave politike në zgjedhje ka pasur edhe financime drejtpërdrejta që kanë ardhur prej jashtë për të destabilizuar skenën politike. Pse është aq e rëndësishme Maqedonia? Është i vetmi shtet që nuk ka kufij etnikë. Sllavët për dallim nga shqiptarët, identitetin e lidhin me territorin, kurse ne me gjuhën, kulturën. Por me ndihmën e aleatëve perëndimore do të jetë një tronditje e radhës, por kursi i qeverisjes do të jetë ai perëndimor.

Marketing

TË FUNDIT

Grubi – Geer: Kontesti me Bullgarinë të mbyllet sa më shpejtë, koha për datë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot ka pritur në takim ambasadorin e BE-së në...

Grubi – Kyuchyuk: Falenderim ndaj Bullgarisë për profesionalizmin dhe menaxhimin e situatës

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi i shoqëruar nga eurodeputeti Ilhan Kyuchyuk, ministri i Ekonomisë,...

Kastriot Rexhepi në konferencë rajonale për Ballkanin Perëndimor

Deputeti nga Lëvizja Besa Kastriot Rexhepi sot mori pjesë në një konferencë rajonale ku të ftuar ishin Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi,...

Ahmeti – Kyuchyuk: Datë për negociata sa më shpejtë, gati për kompromis

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti sot ka pritur në takim eurodeputetin bullgar, Ilhan Kyuchyuk. Eurodeputeti Kyuchyuk i ka shprehur ngushëllime kryetarit...

Kryeparlamentari malazez viziton Shkupin

Kryeparlamentari malazez në Shkup. Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi sot do të jetë nikoqir i kolegut malazez Aleksa Beçiq. Xhaferi dhe Beçiq do të realizojnë takim...