Nëse ua humbi 30.000 vota, Levica pritet ti falemintoj

0
234

Bashkëpunimi me VMRO – DPMNE në zgjedhjet lokale të muajit Tetor shkoi në dëm të subjekteve politike opozitare, Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës. Qëllimi për të fituar zgjedhjet me ndihmën e VMRO-së nuk rezultoi i suksesshëm për bllokun opozitar shqiptar pasi në krahasim me zgjedhjet e fundit parlamentare këto subjekte humbën rreth 30.000 vota.

Tani me bashkëpunimin e prezantuar para opinionit për formimin e një shumice të re parlamentare me partinë Levica që njihet për qëndrimet e saj antishqiptare dhe antieuropiane, epilogu për Aleancën për Shqiptarët dhe Alternativën mund të jetë fatal dhe mund ti çojë drejt falimentimit.

Të shumta kanë qenë reagimet e qytetarëve në shenjë revolte për bashkëpunimin e paralajmëruar me një parti e cila nuk njeh Marrëveshjen e Prespës, atë të fqinjësisë të mirë, dygjuhësinë dhe kërkon ç’njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here