22.8 C
Skopje

Rexhepi: VMRO-DPMNE-ja na humbi 27 mijë vota

Deputeti nga koalicioni ASH-AAA, Skender Rexhepi sot deklaroi se fillimisht ka qenë kundër që të nënshkruhet në listën për shumicë të re parlamentare, pasi vlerëson se VMRO-DPMNE-ja i ka humbur 27 mijë vota opozitës, dhe se si e tillë do të vazhdojë t’i humb votat e opozitës shqiptare.

“Nënshkrimin tim e dhash edhe pse, edhe si i tillë edhe pa një sigurim që do jetë LDP-ja dhe Besa, unë kisha një bindje që një VMRO e cila na e humbi 27 mijë vota do të vazhdojë të na humb edhe më tutje, por me gjithë atë , që të mos ndahem nga deputetët, dhash nënshkrimin i fundit, dhe prisaj që LDP-ja dhe Besa ta vazhdojnë, që sa më shpejt ta rrëzojmë këtë qeveri, në mbrëmje pash diçka tjetër dhe për këtë u porononcova”, tha mes tjerash Rexhepi.

Marketing