8.4 C
Skopje

Ziberi: Deputetët e Alternativës janë manipuluar

Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arben Ziberi në një prononcim për TV21 tha se deputetët e Alternativës kanë qenë të manipuluar në lidhje me mbledhjen e nënshkrimeve për një shumicë të re parlamentare. Sipas tij është gabim që deputetët shqiptar të ulen me një tryezë me partinë “E Majta”.“Do të ishte gabim shumë i madh për çdo deputet shqiptar që të ulet në tavolinë aq anti-shqiptare, aq anti-amerikane, anti-progresive. Mendoj se edhe deklarate e Skender Rexhepit ishte në atë frymë, pasi siç tha edhe ai, kanë qenë të manipuluar, kinse kanë siguruar shumicë të re parlamentare, por pa dy deputetët e “E Majta”, dhe unë mendoj që për çdo deputet shqiptar do ishte shumë e vështirë që të hedh votën dhe të bëhet pjesë e asaj tryeze”, tha mes tjerash Ziberi

Marketing

TË FUNDIT

Grubi – Geer: Kontesti me Bullgarinë të mbyllet sa më shpejtë, koha për datë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot ka pritur në takim ambasadorin e BE-së në...

Grubi – Kyuchyuk: Falenderim ndaj Bullgarisë për profesionalizmin dhe menaxhimin e situatës

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi i shoqëruar nga eurodeputeti Ilhan Kyuchyuk, ministri i Ekonomisë,...

Kastriot Rexhepi në konferencë rajonale për Ballkanin Perëndimor

Deputeti nga Lëvizja Besa Kastriot Rexhepi sot mori pjesë në një konferencë rajonale ku të ftuar ishin Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi,...

Ahmeti – Kyuchyuk: Datë për negociata sa më shpejtë, gati për kompromis

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti sot ka pritur në takim eurodeputetin bullgar, Ilhan Kyuchyuk. Eurodeputeti Kyuchyuk i ka shprehur ngushëllime kryetarit...

Kryeparlamentari malazez viziton Shkupin

Kryeparlamentari malazez në Shkup. Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi sot do të jetë nikoqir i kolegut malazez Aleksa Beçiq. Xhaferi dhe Beçiq do të realizojnë takim...