7.8 C
Skopje

Koalicionin me Levicën e kundërshtojnë edhe Prishtina dhe Tirana

Zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut, nuk kanë qëndruar pa komentuar edhe në vendet tjera të rajonit, të cilat tashmë kanë shprehur shqetësimin e tyre për shkak se në qeverinë e re të mundshme bëjnë pjesë edhe forca nacionaliste maqedonase të cilat janë regresive dhe anti-perëndimore.

Opinionisti Daut Dauti për fotografinë e ditës së premte shprehet se:   Ka mbetur një shprehje që shpesh i kthehemi kur është në pyetje politika. “Edhe me dreqin do të bëj pakt nëse ka nevojë që të…”. Fotografia e përbashkët opozitarëve shqiptarë në një tavolinë me Apasievin e Levicës(pa BDI-në dhe PDSH-në), nuk e ka fascinuar gjithë publikun shqiptar.

Në vijë të kësaj, këto zhvillime dramatike në politikën e vendit fqinj nuk kanë mbetur pa u komentuar edhe nga shtetet tjera shqiptare, siç janë Shqipëria dhe Kosova.

Ndër tjerash edhe Gazetari nga Prishtina Milaim Zeka ka reaguar për një koalicionim të tillë duke thënë se: “Nuk mundesh ti me u bë bashkë me dreqin e mallkum për me e rrëzu Ali Ahmetin. Në planin kombëtar, në rrafshin kombëtar Ali Ahmeti ka merita të jashtëzakonshme. Ali Ahmeti doli në luftë, Ali Ahmeti na bëri që ne kur vijmë gazetarë shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova me na prit policë shqiptarë të Maqedonisë me respektin më të madh.” – ka thënë Milaim Zeka.

Në anën tjetër edhe Berat Buzhala ka reaguar nëpërmjet një shkrimi nga rrjeti social në Facebook “Krejt qata qe me pajten shajte qe pata bo interviste me Gruevskin, sot paskan bo marreveshje per koalicion me partine e Gruevskit. Urime patriota. Urime edhe ketyne patriotave ne Kosove qe i kane mbeshtete keta patriotat ne Maqedoni qe tash po e kthejne VMRO’ne ne pushtet. Mire po bohet ”, ka shkruar Buzhala në facebook.

Këto zhvillime dëmtojnë edhe Shqipërinë pasi që Tirana dhe Shkupi bashkërisht po presin lajme te mira nga Këshilli i BE-së në dhjetor për çeljen e negociatave për anëtarësim te Shqipërisë dhe Maqedonisë V. në Bashkimin Evropian.

Marketing

TË FUNDIT

Korridori 8 ,Franko Egro: Ëndrra realitet falë Ali Ahmetit

Gazetari i mirënjohur shqiptar i Euronews Albania, Franko Egro ka komentuar tejkalimin e e pengesës së fundit ligjore në Gjykatën Kushtetuese me qëllim të...

Ali Ahmeti: Unaza e Kombit Tiranë – Shkup – Prishtinë, shumë shpejt realitet!

Lideri i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese me të cilin i jepet dritë jeshile angazhimit të...

Kompania ATS Group e afaristit Shefshet Demirovski shpallet kompani numër 1 me fitim në evenimentin TOP 100

Kompania ATS Group e afaristit Shefshet Demirovski shpallet kompania numër 1 me fitim në evenimentin e TOP 100 kompanive më të suksesshme e organizuar...

Grubi: Gjykata kushtetuese jep dritë të gjelbër për koridorin 8 dhe 10

Zëvendës kryeministri i parë dhe ministër për Sistem politk dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive Artan Grubi sot nëpërmjet rrjetit të tij në Facebook dha një...

Qeveria shkarkon Abdush Demirin nga Agjencioni për Punësim

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut , në mbledhjen e vet të fundit të martën , vendosi që të shkarkojë Abdush Demirin nga...