Maqedonia në udhëkryq, a do të futet në kurs anti-Perëndim

0
146

Partia qeverisëse në Maqedoninë e Veriut “LSDM” sot do të zhvillojë një mbledhje urgjente për të diskutuar zhvillimet e fundit, pas dorëheqjes së paralajmëruar nga ana e kryeministrit Zoran Zaev edhe nga posti i kreut të kësaj force dhe dorëzimit të mocionit të votëbesimit nga opozita kundër qeverisë.

Nëse do të miratohet dorëheqja e Zaevit, atëherë sipas statutit partiak, këshilli qendror shpall zgjedhje të parakohshme për liderin e partisë. Kostadin Kostadinov që u zgjodh kryetar i komunës së Strumicës ka shkruar në rrjetet sociale se nuk është koha për dorëheqje të liderit të tyre Zoran Zaev, por është koha për të falur dhe për të fitore të reja. Ai ka shtuar se duhet që të lihet kryeministri Zaev që të bëj më të mirë që di ta bëjë. Partneri kryesor në qeverinë aktuale, Ali Ahmeti nga BDI i ka kërkuar Zaevit që të tërheqë dorëheqjen dhe të vijojë drejtimin e vendit.

Mocioni i opozitës duket se dështoi. Pas tërheqjes së firmës nga mocioni nga deputeti i partisë Alternativa në Maqedoninë e Veriut, Skënder Rexhepi-Zejdi, i cili tha se ishte mashtruar nga kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela pasi sipas tij i kishte premtuar se deputetët e partisë “E Majta” nuk do të jenë pjesë e shumicës së re, ka reaguar kryetari i kësaj force ekstreme anti-shqiptare.

Dimitar Apasiev u shpreh se nëse partitë shqiptare nuk e shfrytëzojnë shansin për ta vënë BDI-në në opozitë të enjten, atëherë në zgjedhjet e ardhshme do të ndiqen nga BDI si një bretkocë. “Nëse deputetët e Aleancës, Alternativës dhe Besës nuk e shfrytëzojnë shansin historik për ta vënë BDI-në në opozitë të enjten, atëherë në zgjedhjet e ardhshme (kurdo që të jenë) ata do të vrapohen nga BDI si një bretkocë dhe nuk do të rikuperohet kurrë. BDI-ja nga pozita e pushtetit do të fitojë 18 deputetë, e ata maksimumi 9. Prandaj, mendje në kokë – emocionet mënjanë dhe shihemi në seancë. “Sepse politika është shah”.

Nëse opozita rikthehet në pushtet, Maqedonia rrezikon të kthehet në pikën zero, pikërisht në periudhën kur Gruevski me qëndrime anti-NATO, anti-perëndimore dhe anti-shqiptare. Pasi përballë Zaevit dhe Ahmetit, përveç Mickovskit janë radhitur edhe partia Besa; koalicioni Alternativa-ASH si edhe partia “E majta”. Bëhet fjalë për një koalicion, i cili qëllim kryesor ka në fakt rrëzimin e Zaevit dhe BDI-së pasi nuk i bashkon asgjë si në politikë bërje as edhe raporti me orientimin e jashtëm të Maqedonisë së Veriut.

Partitë shqiptare të Bilall Kasami; Zijadin Selës dhe Afrim Gashit janë bërë pjesë e një koalicioni ku gjendet edhe partia e famshme Maqedonase “E Majta”, e cila mban qëndrime krejtësisht anti-shqiptare dhe anti-Perëndimore. Seanca për votëbesimin e qeverisë është caktuar për të enjten në ora 11:00./ Abcnews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here