30.8 C
Skopje

Deputeti hero që prishi planet ruse për Maqedoninë e Veriut, nuk i trembet syri nga kërcënimet

Deputeti i Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi, nuk e ka mbështetur mocionin e mosbesimit për Qeverinë e Maqedonisë së Veriut.

Ai përmes një video adresimi në Facebook ka falënderuar qytetarët për mbështetjen që po i japin.

Ai ka thënë se është me BE-në e NATO-n e jo me qarqet antishqiptare.

Siguria, dhe stabiliteti i vendit, paqja dhe mirëqenia e popullit, sipas tij, janë gjëja më e rëndësishme për të gjithë.

Kryetari Bilall Kasami dhe të tjerët nuk kanë nevojë të shqetësohen për mua. Jam në vend të sigurt, jam në anën e duhur me shqiptarët dhe të gjithë qytetarët e vendit të cilët dëshirojnë paqe e lumturi”, ka thënë ndër të tjera Rexhepi.

Ka thënë se çdo herë do të angazhohet për lirinë e shprehjes, duke paralajmëruar një konferencë për mediet ditëve në vijim.

Poashtu sot Rexhepi ka postuar në Facebook një shkrim, ku ka thënë se shteti në këtë periudhë të rëndësishme nuk ka nevojë për krizë politike dhe zhytje në ujëra të turbullta me plot të panjohura

 

Marketing