7.8 C
Skopje

Ka deputet shqiptarë opozita që nuk pranojnë të votojnë me LEVICËN

Partitë e vogla shqiptare të cilat ranë në lojërat e VMRO-së dhe Levicës për rrëzimin e Qeverisë kanë dalë humbëse edhe në këtë betejë të keqmenaxhuar. Ka deputet shqiptarë edhe nga opozita  shqiptare të cilët nuk pranojnë të votojnë së bashku me LEVICËN.

 

Levica e cila njihet si parti anti-shqiptare, anti-Kosovë, anti-BE, anti-NATO, anti-Marrëveshjes së Prespës dhe Marrëveshjes së Ohrit i bëri bashkë edhe partitë e vogla shqiptare për tu bërë pjesë e kësaj marrëzie, por ja që ka edhe nga ata të cilët nuk u bënë pre e kësaj nisme të dështuar.

 

Kastriot Rexhepi ka vendosur që mos të votojë kundër rrëzimit të Qeverisë. Më poshtë e keni edhe deklarimin e Kastriotit në Facebook:

Një nga kauzat kryesore të mija dhe subjektit politik Lëvizja Besa që i përkas, ka qënë integrimi euro atlantik i RMV.
Duke patur parasysh momentumin politik, pas shtyrjes të dorëheqjes nga kryeministri Zaev, për hir të procesit dhe sinjalet e forta nga partnerët strategjik SHBA dhe shtetet e BE-së që më janë komunikuar nga përfaqësues të lartë diplomatik, se në muajin dhjetor vëndi ka gjasa të mëdha të marë datë për fillim e bisedimeve për anëtarësim në BE, vendosa që mos të mar pjesë në seancën parlamentare ku duhej të meret vendim me të cilin do vihet në pikëpyetje ky pikësynim jetik kombëtar dhe shtetëror. Si politikan dhe deputet i përgjegjshëm, mora këtë vendim jo të lehtë duke i vënë interesin e popullit dhe shtetit në radhë të parë.
Shteti në këtë periudhë të rëndësishme nuk ka nevojë për krizë politike dhe zhytje në ujëra të turbullta me plot të panjohura.
Marketing

TË FUNDIT

Grubi: Gjykata kushtetuese jep dritë të gjelbër për koridorin 8 dhe 10

Zëvendës kryeministri i parë dhe ministër për Sistem politk dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive Artan Grubi sot nëpërmjet rrjetit të tij në Facebook dha një...

Qeveria shkarkon Abdush Demirin nga Agjencioni për Punësim

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut , në mbledhjen e vet të fundit të martën , vendosi që të shkarkojë Abdush Demirin nga...

Bekteshi: Lëshohet zyrtarisht në përdorim sistemi i ri i ndriçimit në Kodrën e Diellit

Tetovë, 08.12.2021 Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi së bashku me ministrin e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor Naser Nuredini dhe me drejtorin e SHA ELEM...

Kryediplomati Osmani pret në takim Lazim Destanin: Prioritet bashkëpunimi

Presidenti i nderit i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare z. Lazim Destani ka zhvilluar një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të...

Zejd në Click plus: Në zgjedhje lokale VMRO-së ia pa hajrin vetëm Taravari

Skender Rexhepi-Zejdi në ClickPlus në TV21 tha se ALternativa nuk ka pasur dobi nga marrëveshja për bashkëpunim me VMRO-DPMNE-në në zgjedhjet lokale. “-A ia patë...