7.8 C
Skopje

Mickoski përfundon në spital, Taravari braktis vendin me urgjencë

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka publikuar fotografi nga spitali. Ai shkruan se ka pasur intervenim të lehtë kirurgjik. Mickoski falënderon personelin mjekësorë ndërkaq thotë se vazhdon betejën politike.

“Një ditë dinamike. Një deputeti i rrëmbyer, krim, shantazh, turp, dhe normalisht dëshira më e madhe e LSDM-BDI-së që unë të mos isha në politikë… Dhe pas 45 minutash të një intervenimi të lehtë kirurgjik, ndihem mirë”, ka shkruar Mickoski.

Ndërkohë që si rezultat i mos rrëzimit të Qeverisë nga opozita, në rrjetet sociiale kanë nisur të kërkojnë sërish dorëheqje të Selës për debaklin e fundit, sekretari i përgjitshëm i Aleancës për shqiptarët njëherit dhe kryetari i qytetit të Gostivarit, Arben Taravari, dje dhe sot pohoi se opozita ka 61 deputet për rrëzimin e kësaj Qeverie, por sot pasi që deputeti nga Lëvizja Besa deklaroi se është në anën e integrimeve Euro Atlantike dhe e gjithë kjo dështoi në rëzimin e Qeverisë, Arben Taravari ka vendosur që të largohet nga vendi.

Flitet se Taravari po udhëton për Stanboll të Turqisë nga dështimi të cilën e përjetuan sot ata, edhe pse ata bënë koalicion me Levicën dhe VMRO-në por nuk arritën të bëjnë numrat për rrëzimin e Qeverisë. Si rezultat i mos rrëzimit të Qeverisë dhe dështimit të tyre nga bashkimi i gjitha partive opozitare, Taravari merr bilet dhe fluturon jashtë vendit.

Marketing

TË FUNDIT

Kompania ATS Group e afaristit Shefshet Demirovski shpallet kompani numër 1 me fitim në evenimentin TOP 100

Kompania ATS Group e afaristit Shefshet Demirovski shpallet kompania numër 1 me fitim në evenimentin e TOP 100 kompanive më të suksesshme e organizuar...

Grubi: Gjykata kushtetuese jep dritë të gjelbër për koridorin 8 dhe 10

Zëvendës kryeministri i parë dhe ministër për Sistem politk dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive Artan Grubi sot nëpërmjet rrjetit të tij në Facebook dha një...

Qeveria shkarkon Abdush Demirin nga Agjencioni për Punësim

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut , në mbledhjen e vet të fundit të martën , vendosi që të shkarkojë Abdush Demirin nga...

Bekteshi: Lëshohet zyrtarisht në përdorim sistemi i ri i ndriçimit në Kodrën e Diellit

Tetovë, 08.12.2021 Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi së bashku me ministrin e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor Naser Nuredini dhe me drejtorin e SHA ELEM...

Kryediplomati Osmani pret në takim Lazim Destanin: Prioritet bashkëpunimi

Presidenti i nderit i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare z. Lazim Destani ka zhvilluar një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të...