5.8 C
Skopje

Mickoski shënoi penalti në gol të shpraztë dhe goditi mbrojtësen, kështu përfundoi operacioni për ndërim të pushtetit

Deputetët e VMRO DPMNE-së u larguan nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë. Kështu përfundoi operacioni i sotëm i opozitës së udhëhequr nga Hristijan Mickoski dhe Aleksandar Nikoloski për votim mosbesimi ndaj Qeverisë maqedonase.

Është kulmi i një procesi në të cilin janë investuar shumë kohë dhe shumë para. Mickoski në disa raste shpalli shumicë të re parlamentare dhe në fund, kur duhej të ishte finalja e gjithë operacionit, gjuajti penallti në portën e zbrazët dhe goditi shtyllën.

Në thelb, dy grupe u bashkuan, ai shqiptar që donte ta largonte BDI-në nga pushteti dhe ai maqedonas që donte t’i jepte fund qeverisjes së LSDM-së. Dhe vetëm kjo i lidhi, natyrisht, dhe shumë para që u shfaqën në zgjedhje.

Ai koalicion funksionoi fshehurazi apo publikisht në zgjedhjet në Tetovë, Kumanovë, Gostivar. Shkupi etj. dhe opozita arriti të përfshijë një parti në pushtet në atë koalicion. Ndonëse burimet e partisë thanë se në Alternativë lideri Afrim Gashi ishte i izoluar në dëshirën për koalicion me VMRO DPMNE-në, megjithatë ajo parti shkoi shumë larg dhe e kishin të pamundur të ktheheshin pas nënshkrimit.

Edhe në BESA disponimi ishte më shumë ndaj LSDM-së sesa ndaj Mickoskit, gjë që është e kuptueshme sepse ata tre deputetë (pas zgjedhjes së Bilal Kasamit për kryetar të Gostivarit) u zgjodhën si pjesë e koalicionit me LSDM-në.

Dita e enjte u zgjodh për të bërë një paralele historike me të enjten e përgjakshme të 27 prillit 2017 dhe në fund i gjithë projekti i mbushur me shumë para përfundoi në dështim, Mickoski përfundoi në operacionin e indit dhjamor dhe shtroi pyetjen e kuptimit të angazhimit në politikë.

Marketing

TË FUNDIT

Grubi – Geer: Kontesti me Bullgarinë të mbyllet sa më shpejtë, koha për datë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot ka pritur në takim ambasadorin e BE-së në...

Grubi – Kyuchyuk: Falenderim ndaj Bullgarisë për profesionalizmin dhe menaxhimin e situatës

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi i shoqëruar nga eurodeputeti Ilhan Kyuchyuk, ministri i Ekonomisë,...

Kastriot Rexhepi në konferencë rajonale për Ballkanin Perëndimor

Deputeti nga Lëvizja Besa Kastriot Rexhepi sot mori pjesë në një konferencë rajonale ku të ftuar ishin Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi,...

Ahmeti – Kyuchyuk: Datë për negociata sa më shpejtë, gati për kompromis

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti sot ka pritur në takim eurodeputetin bullgar, Ilhan Kyuchyuk. Eurodeputeti Kyuchyuk i ka shprehur ngushëllime kryetarit...

Kryeparlamentari malazez viziton Shkupin

Kryeparlamentari malazez në Shkup. Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi sot do të jetë nikoqir i kolegut malazez Aleksa Beçiq. Xhaferi dhe Beçiq do të realizojnë takim...